Gjirafa do të dixhitalizojë Ballkanin. Kompania kosovare financohet 6.7 milionë dollarë nga Rockaway Capital - Business Magazine Albania

Gjirafa do të dixhitalizojë Ballkanin. Kompania kosovare financohet 6.7 milionë dollarë nga Rockaway Capital


Gjuha shqipe, është thelbi i suksesit të nismës së Mërgim Cahanit me Gjirafa. Kompania sapo ka fituar të drejtën e financimit gati 7 milionë dollarë për dixhitalizimin rajonal.

Nuk ka asgjë më të bukur se krijimi i një startup-i në një gjuhë të veçantë, për të nisur suksesin dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi me rastin e Gjirafa“, shkruan techcrunch.com.

Duke u fokusuar ekskluzivisht në vendet shqipfolëse, bashkëthemeluesi dhe CEO i Gjirafa, Mergim Cahani filloi të zhvillojë një motor kërkimi në gjuhën shqipe dhe pastaj dixhitalizoi informacionin e vendit, nga oraret e autobusëve në një bazë të dhënash te bizneset dhe më gjerë.

Investitorët u tërhoqën nga kjo ‘qasje në tregjet në zhvillim’ dhe vendosën të financonin një vlerë prej 2 milionë dollarësh tre vjet më parë për të “rritur ekonominë e internetit të Ballkanit”, duke dixhitalizuar dhe indeksuar informacionin në Shqipëri dhe Kosovë, duke e bërë Gjirafa udhëheqës rajonal në kërkim, e-commerce dhe reklamim online.

Sot ajo ka 3 milionë përdorues unikë mujorë në të gjithë shërbimet e saj dhe tani ka marrë një raund të dytë financimesh prej 6.7 milionë $ nga Rockaway Capital, e cila ka mbështetur kompaninë që nga viti 2016. Fondet e reja kanë për qëllim shkallëzimin e produkteve aktuale në rajon.

Raundi i dytë i financimeve do të lejojë që kompania të dyfishojë skuadrën e saj aktuale (aktualisht në 70 me orar të plotë dhe rreth 100 në total me kohë të pjesshme), të zhvillojë produktet ekzistuese në rajon dhe të ofrojë shërbime të tjera dixhitale që nuk janë në dispozicion në rajon.

Lexo: Gjirafa përzgjidhet në mesin e Top 13 Startup-ve në Europë dhe Unicorn i ardhshëm

Dušan Zábrodský, partner i investimeve në Rockaway, thotë: “Mergim Cahani dhe ekipi i tij kanë vërtetuar besimin tonë dhe me të vërtetë kanë arritur të ndërtojnë një koleksion të inovacionit për të gjithë rajonin. Falë kësaj përvoje shumë pozitive ne jemi të vendosur të ndërtojmë një ekonomi dixhitale në rajon dhe në mënyrë aktive po eksplorojmë mundësi të reja investimi ku mund të përdorim njohuritë tona për të dixhitalizuar industritë tradicionale”.

Ai thotë se investimi i grupit Rockaway është afatgjatë dhe strategjik, sepse mendojnë se Gjirafa mund të bëhet një platformë/rrjet i tërë shërbimesh që do të përdoren në të gjithë rajonin.

Duke përdorur të njëjtën strategji, Rockaway më parë ka financuar me sukses në rajonin DACH, ku ka ndërtuar një grup udhëtimesh online nën markën e Invia Group dhe në fushën e e-commerce nëpërmjet Mall Group, e cila operon në shtatë tregje në rajonin e EQL. Këto grupe kanë kontribuar ndjeshëm në të ardhurat e Rockaway, që tejkaluan pragun prej 2 miliardë eurosh në vitin 2018.

Gjirafa është bërë platforma më e madhe e-commerce në rajon që ka një produkt kryesor OTT (over the top): GjirafaVideo dhe GjirafaStudio, ekuivalente me Hulu dhe Netflix; duke prodhuar përmbajtje vetjake dhe aktualisht ka rreth 1 milion minuta video të konsumuar në ditë dhe mbi 80 kanale live në internet.

Gjirafa, Inc, është kompania me rritjen më të shpejtë në rajon me rritje vjetore prej 314%. Për ta kuptuar këtë: kur treguesit e GDP normalizohen për rajonin e Ballkanit në krahasim me SHBA, ajo ka një rritje ekuivalente të të ardhurave siç ka pasur Google në periudhën 2001-2004 dhe vazhdon në të njëjtën rrugë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0