Gjirafa përzgjidhet në mesin e Top 13 Startup-ve në Europë dhe Unicorn i ardhshëm

Gjirafa përzgjidhet në mesin e Top 13 Startup-ve në Europë dhe Unicorn i ardhshëm


Programi (SEC2SV) i cili është themeluar nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian në World Economic Forum në 2014, dhe i udhëhequr nga Mind The Bridge, ka ftuar Gjirafën në edicionin e IV të Startup-ve Europianë në Silicon Valley.

Gjirafa renditet si kompania më e suksesshme në rajon në blerjet dhe shërbimet online, mirëpo tashmë hyn edhe në listen e TOP startup-ëve më të suksesshme dhe unikorn i ardhshëm me standarde botërore. Këtë vit Gjirafa është në mesin e top 13 Startup-ëve të Europës, që së bashku numërojnë rreth 1,000 të punësuar dhe kanë pranuar $135 milion investime deri më tani.

Përveç të tjerave, Marco Marinucci, CEO Mind the Bridge tha që: “Krahasuar me edicionet paraprake, ne kemi vërejtur biznese premtuese nga tregjet në rritje të Evropës Lindore si Hungaria, Shqipëria dhe Polonia, si dhe nga vendet më ‘tradicionale’ si Franca, Gjermania, dhe Belgjika.” 

Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i Gjirafa, Inc., tregon që “Për ne si vend që jemi shpesh të pa dukshëm në botë nga aspekti i teknologjisë dhe inovacionit, kjo është një arritje jo vetëm për ekipin e Gjirafës, mirëpo edhe për vet ekonominë e vendit. Kjo shkon edhe përtej punës së ekipit të Gjirafës, sepse çdo njëri (përdorues, klient, partner dhe konsumator) duke përdorur shërbimet e Gjirafës ka bërë që Gjirafa të përzgjedhet ndër Top Startup-ët në Europë.”  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0