Bashkëthemeluesi i Apple parashikon se cila kompani do të ndryshojë botën (dhe nuk është Apple) - Business Magazine Albania

Bashkëthemeluesi i Apple parashikon se cila kompani do të ndryshojë botën (dhe nuk është Apple)


Steve Wozniak, i cili themeloi Apple së bashku me Steve Jobs, mendon se Elon Musk është në prag të një zbulimi teknologjik.

Ai ka njohuri rreth përparimeve teknologjike. Si bashkë-themelues i Apple, Steve ndërtoi kompjuterin e parë të kompanisë, Apple I, me dorë.

Wozniak mendon se sot egziston një kompani, që ka shansin më të mirë për të ndryshuar botën dhe nuk është Apple, ajo për të cilën po flet.

“Unë mendoj se Tesla është në rrugën e duhur tani,” tha ai në një intervistë për Bloomberg. “Ata përkushtohen shumë dhe përpiqen të realizojnë gjëra shumë të rrezikshme,” tha ai.

“Idetë për rrugë nëntokësore për të shpëtuar nga trafiku në qytetet e mëdha apo idetë e Hyperloop për të përshpejtuar trafikun pa patur nevojë të marrin avionin, unë vë bast që do të realizohen nga Tesla” – tha ai.

Tesla nuk është drejtpërdrejtë e përfshirë me ‘The Boring Company’, projektin e gërmimit të tunelit i cili ka nisur në Los Angeles në fillim të këtij viti nga Elon Musk, apo me projektin Hyperloop. Por këto inovacione lidhen ngushtë me teknologjinë që Tesla po zhvillon. Wozniak vuri në dukje se ndryshimi i mënyrës se si njerëzit udhëtojnë mund të ketë një ndikim masiv në të gjithë botën.

“Të gjithë kanë nevojë për transport,” tha ai. “Gjithkush e di se teknologjia e vetë-drejtimit do të sjellë një ndryshim të madh, të suksesshëm në jetët tona.”

Wozniak dhe Steve Jobs, të dy ish-punonjës të HP-së, bashkë-themeluan Apple në vitin 1976. Wozniak u largua nga Apple në vitin 1985, por ruajti disa nga aksionet e tij, të cilat janë vlerësuar me vlerë rreth 100 milionë $. Aktualisht ai shërben si shef shkencor në kompaninë softuerike “Primary Data” Silicon Valley. Kapitalizimi aktual i tregut të Apple është 750 miliardë $.

Në intervistë, bashkëthemeluesi i Apple tha gjithashtu se Tesla përfiton nga të pasurit e një personi si Musk në krye, i cili përfytyron produkte që ai vetë do të donte të përdorte dhe pastaj mbikëqyr procesin e dizenjimit.

“Ishte me të vërtetë e ndërtuar bazuar mbi jetën e Elon, pra se cilën makinë do të donte ai” tha Wozniak për Modelin S të Teslës, makinën e parë që kompania ndërtoi pas publikimit në vitin 2010. “Ajo përshtatet me idealin e një personi”.

“Kur të menduarit vjen nga vetja, duke e ditur atë që ju doni shumë në jetë dhe duke qenë në kontroll të saj, në atë moment ju do të ndërtoni produktet më të mira.”

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0