Pse kjo inxhiniere e Google hoqi dorë nga ëndërra e Silicon Valley për t'u kthyer në vendin e saj? - Business Magazine Albania

Pse kjo inxhiniere e Google hoqi dorë nga ëndërra e Silicon Valley për t’u kthyer në vendin e saj?


Nupur Dave, një vajzë nga India, e kishte kaluar dekadën e fundit duke jetuar në SHBA. Ajo punonte në Google në selinë e e quajtur “Googleplex” në Mountain View, Kaliforni, në një punë që ajo e dashuronte. Dhe normalisht kishte marrë lejë qëndrimi të përhershme, “Green Card”.

Ajo ishte një menaxhere programi për një pjesë të Google të quajtur “Network Content Distribution”, rrjeti teknologjik që e bën Google të funksionojë shpejt.

Mundësitë për ngritje në detyrë ishin të shumta.

Udhëtoja nëpër botë, mbaja konferenca. Ishte e mrekullueshme. Ekipi ishte i mrekullueshëm. Ishte një punë shumë e mirë.”

Por kishte vetëm një problem. Ajo po rritej shumë e palumtur me këtë jetë të ëndërrave në Silicon Valley.

E shtrenjtë dhe e vetmuar

Kostoja e jetesës ishte një vështirësi. Ndërsa ajo paguhej mirë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ecur përpara në Bay Area-n e kushtueshme, aq më pak për të blerë një shtëpi.

Ideja se të gjithë ata që punojnë në Google janë të pasur është një “mit”. Ndërsa një inxhinier software shumë i specializuar apo një menaxher i lartë kompensohen mirë, për shumë punonjës të Google, “Google është një pagues i mesëm“, tha ajo.

Për shembull, pagat për një menaxher programi teknik në Google variojnë nga 93.837 $ deri në 176.500 $, sipas Glassdoor. Edhe pse kjo nuk duket pak, kur ju përballeni me shpenzimet e të jetuarit në Valley, këto paga nuk shkojnë larg.

Por paratë nuk ishin problemi i saj kryesor: vetmia ishte më keq. Ajo e humbi familjen e saj në Indi. Ajo e humbi vendin e saj. Ajo ishte e vetme. Duke punuar me orë të gjata për Google u bë e vështirë që të mbante një marrëdhënie të mirë me njerëzit.

Ajo u përfshi shumë në “Rrjetin Indian të Google”. Google ka një kontigjent të madh të personave nga India (duke përfshirë CEO Sundar Pichai) në Mountain View dhe rrjeti indian është një nga shumë grupet e diversitetit të Google.

“Themelova ekipin e kriketit për femra në Google. Dhe me rrjetin Indian të Google, kam organizuar shumë evente. Unë kisha një jetë. Kisha shumë miq, pasi jam një person shumë social,” tha ajo.

Në një moment, Dave u përpoq të ndryshonte jetën e saj duke lëvizur në qytetin e modës në San Francisko. Ecja kudo, ushqim i mirë. Pamje të mrekullueshme.

Por shpejt u bë rraskapitëse. Ajo ishte me një distancë prej tre orësh nga shtëpia dhe kthehej çdo natë në 8:30 të darkës. Qeraja e saj ishte shumë e lartë, siç ishin shpenzimet e tjera dhe ajo nuk mund të përballonte atë nivel jetese për të cilën kishte nevojë.

Lodhja e madhe e të jetuarit në San Francisko gjithashtu do të thoshte më pak kohë për të bërë hobit e saj, shkrimin dhe fotografitë për recetat në blogun e saj.

Pastaj, gjatë një vizite për martesën e kushëririt të saj, ajo ishte duke folur me nipin e saj 8-vjeçar, i cili e pyeti se pse ajo po jetonte në Amerikë. E vetmja përgjigje që mund të mendonte ishte: “Sepse puna ime është e mirë.”

Më pak pagesë, më shumë … çdo gjë tjetër

A po jetonte ajo në të vërtetë për një vend punë? A mund t’i kishte të dyja? Një jetë pranë familjes së saj në Indi dhe Google-in? Ajo kërkoi dhe gjeti një punë në Google në Indi në po të njëjtën përgjegjësi si një “Menaxhere e Programit Teknik” për Google.

Ajo nuk vendosi të hynte aty derisa pati një bisedë me një të huaj në një udhëtim në aeroplan, i cili ishte një doktor nga MIT në ekonomi dhe një profesor i juridikut. Ai i tha asaj se puna në Google-in në India mund të kishte një ndikim të madh dhe të dobishëm ekonomik për vendin e saj. Dhe paga ishte e mjaftueshme për të që të blinte shtëpinë e saj aty.

Kanë kaluar 7 muaj dhe ajo thotë se është shumë e lumtur. “Niveli i stresit është reduktuar në një nga 10 që ishte në fillim. Në SHBA isha mësuar që të flija vetëm 5 orë natën, kurse tani fle 8 orë.”

Ajo shkroi një postim në lidhje me largimin nga Amerika për të shkuar në Indi, e cila u bë virale në LinkedIn dhe ajo ka marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit.

Këshilla e saj për emigrantët e tjerë të SHBA-së është “mos e torturoni veten“, por “besojini zërit tuaj të brendshëm.” Ai do iu tregojë nëse SHBA-ja apo çdo vend tjetër është shtëpia juaj e vërtetë, apo në qoftë se “nuk është fati juaj.”

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0