Është e domosdoshme që ju të kuptoni bazat e marketingut të mediave sociale. Maksimizoni cilësinë për të rritur pikët tuaja në aksesimin online dhe bindjuni këtyre 10 ligjeve, të cilat do iu ndihmojnë të ndërtoni një bazë që do iu shërbejë klientëve, markës dhe linjës tuaj.
- Ligji i Dëgjimit
Suksesi me mediat sociale dhe marketingut të përmbajtjes kërkon që të dëgjoni më shumë dhe të flisni më pak. Lexoni përmbajtjet e audiencës tuaj të synuar dhe bashkojuni diskutimeve për të mësuar se çfarë është e rëndësishme për ta. Vetëm atëherë mund të krijoni përmbajtjen e duhur dhe të ndizni bisedat që do shtojnë vlerë dhe jo rrëmujë në jetën e tyre.
- Ligji i Fokusimit
Është më mirë të specializoheni për diçka sesa të jeni një person që i tregton të gjitha. Një strategji shumë e fokusuar në mediat sociale dhe marketingun e përmbajtjes ka për qëllim ndërtimin e një marke të fortë, pasi ka shanse më të mira për sukses sesa një strategji e gjerë që përpiqet të jetë gjithçka për të gjithë njerëzit.
- Ligji i Cilësisë
Cilësia mund sasinë. Është më mirë që të keni 1000 lidhje në internet që lexojnë dhe flasin në lidhje me përmbajtjen tuaj me audiencën e tyre sesa 10.000 lidhje që zhduken pasi kontaktojnë me ju për herë të parë.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.
- Ligji i Durimit
Mediat sociale dhe suksesi i marketingut të përmbajtjes nuk ndodh brenda natës. Megjithëse është e mundur të kapni “rrufenë në një shishe” është shumë më e mundshme që do iu duhet të angazhoheni në ngarkesë të madhe për të arritur rezultate.
- Ligji i Kombinimit
Në qoftë se ju botoni përmbajtje me cilësi, të mahnitshme dhe punoni për të ndërtuar audiencën tuaj online të ndjekësve potencialë, ata do të ndajnë gjithçka me audiencën e tyre në Twitter, Facebook, LinkedIn, blogjet e tyre dhe më shumë.
Kjo ndarje dhe diskutim i përmbajtjes tuaj hap pika të reja hyrëse për motorrët e kërkimit si Google për ta gjetur atë në fjalët kyçe kërkimore. Këto pika hyrjeje mund të rrisin në qindra apo mijëra mënyra të mundshme numrin e njerëzve që mund t’iu gjejnë në internet.
- Ligji i Ndikimit
Shpenzoni kohë në gjetjen e influencuesve të internetit në tregun tuaj, të cilët kanë audiencë cilësore dhe me shumë gjasa do të jenë të interesuar në produktet, shërbimet dhe biznesin tuaj. Lidhu me këta njerëz dhe punoni për të ndërtuar marrëdhënie me ta.
Nëse ju shfaqeni në radarin e tyre si një burim autoritar, interesant me informacione të dobishme, ata mund të ndajnë përmbajtjen tuaj me ndjekësit e tyre, të cilët mund t’iu vendosin ju dhe biznesin tuaj para një audience më të madhe, krejtësisht të re.
- Ligji i Vlerës
Nëse keni shpenzuar të gjithë kohën tuaj në web-in social duke promovuar direkt produktet dhe shërbimet tuaja, njerëzit do të ndalojnë së ju dëgjuari. Ju duhet të shtoni vlerë në bisedë. Përqendrohuni më pak në konvertim dhe më shumë në krijimin e përmbajtjes së mahnitshme dhe zhvillimin e marrëdhënieve me influencues online. Me kalimin e kohës, ata njerëz do të bëhen një katalizator i fuqishëm për marketingun “gojë më gojë” të biznesit tuaj.
- Ligji i Mirënjohjes
Ju nuk duhet të injoroni personat që po përpiqen t’iu kontaktojnë personalisht. Ndërtimi i marrëdhënieve është një nga pjesët më të rëndësishme të suksesit të marketingut në median sociale, kështu që gjithmonë pranoni çdo person, i cili arrin tek ju.
- Ligji i Aksesibilitetit
Mos publikoni përmbajtjen tuaj dhe pastaj të zhdukeni. Duhet të jeni në dispozicion për audiencën tuaj. Kjo do të thotë që ju vazhdimisht duhet të publikoni përmbajtje dhe të merrni pjesë në biseda. Ndjekësit online mund të jenë të paqëndrueshëm dhe nuk do të hezitojnë t’iu zëvendësojnë nëse ju zhdukeni për disa javë apo muaj.
- Ligji i Reciprocitetit
Ju nuk mund të prisni që të tjerët të shpërndajnë përmbajtjet tuaja dhe të flasin për ju, nëse ju nuk bëni të njëjtën gjë për ta. Pra, një pjesë e kohës që ju kaloni në mediat sociale duhet të jetë e përqendruar në shpërndarjen dhe në të folurin për përmbajtjet e publikuara nga të tjerët.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.