3 gabimet fatale që mund të shkatërrojnë sigurinë e kompjuterit tuaj me Windows - Business Magazine Albania

3 gabimet fatale që mund të shkatërrojnë sigurinë e kompjuterit tuaj me Windows

"A-B-C" - Metoda që do t'ju ndihmojë të krijoni një rutinë pune!

Kur ndizni për herë të parë një kompjuter me Windows, gjithçka duket e mbrojtur dhe e sigurt. Por kjo mbrojtje mund të dobësohet me kohën dhe shpesh është vetë përdoruesi që e lejon këtë.

Në Konferencën e Sigurisë RSAC të këtij viti, ekspertë nga Microsoft ndanë  tre nga gabimet më të zakonshme që i ekspozojnë përdoruesit ndaj rrezikut. Sipas David Weston, zëvendës President i Sigurisë për Windows dhe bizneset, këto janë zakone të thjeshta, por shumë të dëmshme dhe më e rëndësishmja: me pak kujdes mund të shmangen lehtësisht.

1. Lënia e pajisjeve të lidhura me internetin të pambrojtura
Kur e keni kontrolluar për herë të fundit nëse ruteri juaj ka përditësimin më të fundit të sigurisë? Shumë njerëz nuk e kuptojnë se ruteri, kamerat e sigurisë, monitorët e fëmijëve dhe pajisje të tjera të lidhura me rrjetin mund të jenë porta hyrëse për hakerat. Nëse keni aktivizuar “Remote Desktop” pa e ditur, apo keni lënë ruterin pa përditësime, keni krijuar një shteg për sulme.

Zgjidhja:

Bllokoni aksesin në pajisjet tuaja nga jashtë, përveç rasteve kur ju nevojitet realisht. Përditësoni rregullisht sistemin operativ, ruterin dhe çdo pajisje tjetër të lidhur me internetin. Mos lidhni pajisje të lira apo të pasigurta me rrjetin tuaj.

2. Instalimi i softuerëve të infektuar
Jo çdo aplikacion është i sigurt – dhe jo çdo koment pozitiv është real. Në ditët e sotme, malware (viruset dhe programet e dëmshme) nuk vijnë vetëm përmes faqeve të dyshimta. Edhe aplikacione që duken të ligjshme mund të përmbajnë spyware, ransomware apo trojanë të rrezikshëm. Qëllimi zakonisht është një: të vjedhin para, përmes kredencialeve, informacionit personal ose shantazhit.

Zgjidhja:

Shkarkoni vetëm nga burime të besueshme dhe zhvillues të njohur. Kontrolloni për komente reale dhe të detajuara në forume si Reddit.Mbani aktiv dhe të përditësuar softuerin antivirus. Edhe pse nuk është i pagabueshëm, është një shtresë mbrojtjeje që bën diferencë.

Lexo edhe: Si të mos zëvendësoheni nga robotët!

3. Rënia pre e mashtrimeve “phishing”
Një klikim i gabuar dhe mund të jepni fjalëkalimin tuaj hakerëve pa e kuptuar. Email-et dhe mesazhet e rreme janë bërë gjithnjë e më të sofistikuara, shpesh tanimë të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale. Edhe përdoruesit më të kujdesshëm mund të mashtrohen kur presioni është i madh.

Zgjidhja:

Mos klikoni asnjëherë në lidhje që vijnë përmes email-it apo SMS-it. Në vend të kësaj, shkoni vetë në faqen zyrtare për të hyrë në llogarinë tuaj. Përdorni metoda hyrjeje rezistente ndaj phishing-ut, si “passkeys” ose “Yubikey”. Aktivizoni gjithmonë verifikimin me dy hapa (2FA).

Mos u nxitoni të reagoni ndaj mesazheve që përpiqen të krijojnë panik sepse ky është qëllimi i mashtruesve.

Këshillë shtesë: Kontrolloni rregullisht nëse antivirusi dhe shfletuesi juaj janë të përditësuar. Nuk do t’ju mbrojnë nga çdo tentativë mashtrimi, por do të rrisin ndjeshëm sigurinë tuaj.

Në fund të ditës, siguria në Windows nuk kërkon ndonjë truk magjik. Mjafton kujdes i përditshëm dhe shmangia e këtyre tre gabimeve që, sipas ekspertëve, mund të të kushtojnë shtrenjtë.

PC World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0