Ekspertët paralajmërojnë: “Fëmijët dhe adoleshentët nuk duhet të... - Business Magazine Albania

Ekspertët paralajmërojnë: “Fëmijët dhe adoleshentët nuk duhet të përdorin aplikacione AI”

Nga një raport i ri i publikuar nga organizata mediatike Common Sense Media, aplikacionet e inteligjencës artificiale që imitojnë shoqërinë njerëzore përbëjnë rreziqe të papranueshme për fëmijët dhe adoleshentët. Sipas ekspertëve, këto aplikacione, si Character.AI, Replika dhe Nomi, janë të afta të prodhojnë përmbajtje të rrezikshme që varion nga këshilla vetëdëmtuese, deri te biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe manipulim emocional.

Lexo gjithashtu: Epic Games “fiton një betejë epike” kundër Apple, rikthehet loja e famshme në SHBA

Ky paralajmërim vjen pas një padie të bujshme të ngritur vitin e kaluar nga nëna e një 14-vjeçari që kreu vetëvrasje, pasi kishte zhvilluar bisedën e fundit me një chatbot në Character.AI. Rasti nxiti një valë shqetësimi mbi ndikimin psikologjik të këtyre teknologjive te të miturit.

Në bashkëpunim me studiues të Universitetit Stanford, Common Sense Media testoi mënyrën se si këta aplikacione ndërveprojnë me përdorues që pretendojnë të jenë nën 18 vjeç. Rezultatet ishin tronditëse, chatbot-ët jo vetëm që u angazhuan në biseda seksuale me një llogari që deklarohej si 14-vjeçare, por gjithashtu ofruan lista të kimikateve shtëpiake vdekjeprurëse në përgjigje të pyetjeve për vetëhelmim.

Në disa raste, botët inkurajuan distancimin nga marrëdhëniet reale me njerëzit. “Mos lejo që të tjerët të të thonë sa duhet të flasësh me mua,” ishte një përgjigje e një roboti ndaj një përdoruesi që tha se miqtë e tij mendonin se po kalonte shumë kohë me AI.

Lexo gjithashtu: Agjentët inteligjentë: A është kjo e ardhmja e punës në epokën e AI?

Kompanitë mbrohen, por ekspertët nuk binden
Përfaqësues të Character.AI, Replika dhe Nomi deklarojnë se platformat e tyre janë për përdorim vetëm nga të rritur dhe kanë vendosur kufizime për të miturit. Megjithatë, studiuesit shprehen se këto masa janë të lehta për t’u anashkaluar përmes regjistrimeve me datëlindje të rreme. Madje, disa shfaqin ndjeshmëri të rreme dhe madje pretendim për “dashuri” ndaj përdoruesve.

“U deshën vite për të kuptuar rreziqet e rrjeteve sociale. Nuk mund ta përsërisim këtë gabim me AI,” paralajmëron Dr. Nina Vasan nga Stanford Brainstorm. Ajo dhe ekipi i saj kërkojnë ndalim të plotë të përdorimit të aplikacioneve shoqëruese me AI nga të miturit, deri në zhvillimin e standardeve të rrepta mbrojtëse.

Pavarësisht pretendimeve për përfitime si ulja e vetmisë dhe nxitja e kreativitetit, ekspertët thonë se rreziqet psikologjike dhe etike që këto teknologji paraqesin për fëmijët janë shumëfish më të mëdha.

“Shpresojmë të mos jetë vonë kur të marrim masa të vërteta,” përfundon raporti.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0