“Share Albania” dhe “Albanian ICT Academy” shpallen idetë fituese të "Do you have an idea?" - Business Magazine Albania

“Share Albania” dhe “Albanian ICT Academy” shpallen idetë fituese të “Do you have an idea?”


Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata finale e emisionit televiziv Do you have an idea? në Vizion Plus nën prezantimin e Turjan Hyska ku u shpallën edhe idetë fituese. Në këtë finale 7 konkurrentë ishin përballë njëri tjetrit për të fituar çmimin prej 10000 €, i cili u nda mes dy ideve.

Pjesë e panelit të jurisë në këtë finale të madhe ishin:

Artan Dulaku është themelues i “Edil al Group”, i Qendrës Tregtare Kristal, ETC, rrjetit supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion +. Ai është investitor në kompani ndërtimi, është koncesionari i Ford, Ranger Rover dhe lista e tij e investimeve vazhdon të rritet duke u bërë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri. Çdo sipërmarrje e tij ka pasur sukses, të cilat vazhdojnë të rriten edhe sot duke sjellë cilësinë në tregun shqiptar.

Donika Mici është CEO e “Donianna & Mici sh.p.k.” një nga bizneset fason më të suksesshme në Shqipëri. Kompania e themeluar në Qershor të vitit 1992 është ndër më të mëdhatë eksportuese dhe prej disa vitesh ka dalë si prodhuese, duke dhënë një shembull pozitiv, jo vetëm për mbylljen e ciklit në industrinë me material porositësi, por edhe gjetjen direkt të tregjeve.

Samir Mane është President i Grupit BALFIN, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit Balfin mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimi i hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industria minerare, turizëm dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqipëtare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende. Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.

Avni Ponari është CEO i “Sigal Uniqa Group Austria”, një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Avni Ponari është jo vetëm lider i suksesshëm, por gjithashtu aksioner i 8 kompanive të sigurimit “SIGAL UNIQA” në rajon (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni) si dhe i disa bizneseve të tjera të tilla si: koncensionarë makinash, rrjet hotelerie, agjenci doganore etj.

7 finalistët e këtij edicioni pasi bënë prezantimin e fundit të idesë së tyre u përgëzuan nga juria për idetë dhe nënshkruan kontratat që u ishin premtuar nga investitorë të ndryshëm. Ky emision kurorëzoi ëndrrat e këtyre të rinjve për të realizuar idetë dhe bizneset e tyre, duke përfituar investime apo ndihma të llojeve të ndryshme.

– E para e kësaj finaleje ishte Stela Toska me “Creativity Zone”, e cila tregoi se ku kishte arritur falë këtij emisioni dhe se kërkesat e saj ishin përmbushur plotësisht. Ajo madje nënshkroi dhe kontratën gjatë emisionit me Avni Ponarin për një investim prej 10 milionë lekësh, i cili përkthehej në një porosi prej 1000 tjegullash.

– Të dytët ishin Geldi Belba dhe Klaudio Imeraj me aplikacionin “Share Albania” që e shpërndan Shqipërinë kudo. Duke qenë se kërkesa e tyre ishte një investim për marketing, atëherë Tringu ua plotësoi këtë kërkesë duke u ofruar 6 muaj reklamim mediatik falas deri në 7000 € si në televizionin Vizion Plus, platformën dixhitale Tring dhe në revistën Living.

Ejona Zaimaj ishte finalistja e tretë me fermën e saj “Amalthia”. Kërkesa e Ejonës ishte investimi prej 2.5 milionë lekësh për të hapur laboratorin e saj. Ajo lidhi një kontratë me rrjetin e supermarketeve Spar për ta furnizuar atë me produktet e fermës dhe me anë të tij kërkesa e saj për hapjen e laboratorit do realizohej.

Blerina Ago me projektin e saj “Albanian Adventure Resort”, një projekt që ka në fokus promovimin e turizmit ishte e katërta që prezantoi edhe njëherë biznesin e saj. Ajo dhe Samir Mane janë aktualisht në kontakte për investime. Blerina nënshkroi edhe një kontratë me Abcom shpk, duke mundësuar internet në të gjithë resortin. Madje vetë produksioni i dha një një çertifikatë mirënjohje për promovimin që i bën ky biznes vlerave të turizmit shqiptar.

Edlira Shima dhe Zhaklinë Istrefi ishin finalistet e radhës që prezantuan “Blancheur”. Vajzat që nga puntata e parë e deri në finale kishin arritur të realizonin mjaft gjëra për biznesin e tyre dhe kapitalin e parë prej 5 milionë lekësh për hapjen e biznesit dhe blerjen e bazës materiale ua mundësoi anëtarja e jurisë Donika Mici.

“Albanian ICT Academy”, akademia që ka si qëllim sjelljen e metodave inovatore për fëmijët në fushën e teknolgjisë u prezantua edhe njëherë në finale e madhe nga Xhendris Ismaili. Ai nënshkroi kontratë me Qendrën Concord, e cila i mundësoi ambjent për akademinë e tij. Kjo u realizua nga anëtari i jurisë Artan Dulaku, ndërsa Samir Mane i premtoi se do e konsideronte mundësinë për të investuar.

– Të fundit në finalen e madhe ishin Reald Biba dhe Gentian Suçi me lojën e tyre të veçantë “Epoka e Skënderbeut”. Kjo lojë kishte filluar të printohej që nga dita e Hënë ndërkohë që Samir Mane bëri të mundur që “Epoka e skënderbeut” të blihej nga dyqani më i madh i lodrave Jumbo. Ata nënshkruan dhe kontratën me Artan Dulakun, i cili u bë zyrtarisht investitor duke zotëruar 30% të kompanisë.

Përfitimet për finalistët ishin të shumta, por jo më pak përfituan dhe shumë konkurentë të tjerë që nuk ishin pjesë e kësaj finaleje.

Disa nga idetë që përfituan investime ishin:

  1. Iva Lula me projektin e bashkëpunimit të artit të dekorit me rrobaqepsinë – CEO i Abcom Gentian Daci i mundësoi krijimin e faqes së internetit dhe hostimin e kësaj faqeje në serverat e Abcom. Fondi Besa i ofroi sponsorizimin për të marrë pjesë në panaire të ndryshme.
  2. Xhesika Berisha me “Rischa shoes” – Donika Mici e mbajti premtimin duke filluar nga puna për prodhimin dhe hedhjen në treg të linjës së saj të këpucëve.
  3. Djaloshi Valdrin Isufaj e realizoi ëndrrën e tij të botimit të një libri me ilustrime nga botimet Living.
  4. Afërdita Caka me projektin Handmade – Sigal i ofroi një ekspozitë për produktet e saj, ndërsa ABCons i ofroi ndërtimin e një faqeje interneti.

Si dhe për shumë projekte nuk mungoi reklamimi televiziv nga Tring.

Në këtë sezon të parë të “Do you have an idea?” u shpallën dy ide fituese që përfituan nga produksioni shumën prej 5000 € secili.

Fituesit e sezonit të parë janë Geldi Belba dhe Klaudio Imeraj me “Share Albania” dhe Xhendris Ismaili me “Albanian ICT Academy”.

“Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi për të ndjekur dhe mbështetur secilën nga këto ide dhe për të motivuar edhe të tjerë që të bëhen pjesë e këtij formati, pasi “Do you have an idea?” është një emision që u jep jetë ideve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0