CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, me iniciativën Chan Zuckerberg po ndërmerr një hap për të trajtuar këtë çështje duke njoftuar krijimin e një fondi prej 5 milionë $ në startup-in, Landed. E themeluar në vitin 2015, Landed paguan deri në 20% për një shtëpi për mësuesit, në këmbim të 25% të fitimit të investimit (ose humbjes) kur shtëpia është shitur ose pas 30 vjetësh. Ndihma për pagesa nga fondi Landed dhe Zuckerberg vjen me disa klauzola: Nëse një mësues nuk dëshiron të shesë shtëpinë deri në fund të afatit të investimit (mes 10 dhe 30 vjetësh), ai ose ajo duhet të shlyejë Landed. Kjo mund të jetë e vështirë për pagën e një mësuesi në Silicon Valley me kosto të lartë jetese.
Investimi prej 5 milionë $ nga CZI do të ndihmojë të paktën 60 arsimtarë, të cilët punojnë në Redwood City School District dhe Sequoia Union High School District, sipas një postimi në Facebook. Çmimi mesatar i shtëpisë në San Mateo County (ku ndodhen këto distrikte shkollore) ishte 1.3 milionë dollarë në tremujorin e parë të 2017. Vetëm 15% e banorëve sot mund të blejnë një shtëpi me çmimin mesatar, nga 33% e banorëve pesë vjet më parë. CZI pranoi se fondi do të ndihmojë një “numër modest mësuesish në lidhje me nevojën në Bay Area“, por vuri në dukje se çdo kthim i investimeve nga fondi prej 5 milionë $ do të riinvestohet për të ndihmuar më shumë mësues.
Këtë vit, CZI u bashkua me dy organizata të tjera që punojnë për strehimet e përballueshme: Shërbimet Ligjore të Komunitetit në Lindjen e Palo Alto dhe Qendrën Terner për Inovacionin e Strehimit në UC Berkeley. “Duam të sigurohemi që njerëzit për çdo nivel të ardhurash mund të jetojnë dhe punojnë në komunitetet tona, pasi kjo gjë është shumë e rëndësishme për avancimin e potencialit njerëzor dhe promovimin e mundësive të barabarta. Ky është misioni që drejton punën tonë “, tha David Plouffe, kryetari i politikës dhe advokimit të CZI, në një deklaratë. “Në Bay Area, pak sfida janë më të mëdha sesa nevoja për strehim të përballueshëm.”
CZI u themelua në Dhjetor të vitit 2015, kur Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan njoftuan planin e tyre për të dhënë 99% të aksioneve të tyre në Facebook. CZI është një kompani me përgjegjësi të kufizuar, e cila lejon që Zuckerberg dhe Chan të investojnë në entitetet jofitimprurëse dhe fitimprurëse, të japin fonde për situata bamirëse dhe të përdorin fonde për të advokuar ndryshime të shumta. Në Shtator të 2016, CZI premtoi të shpenzojë 3 miliardë $ gjatë 10 viteve të ardhshme drejt qëllimit të shërimit të të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit.
Forbes vlerëson vlerën neto të Zuckerbergut në 62.3 miliardë dollarë; Ai është aktualisht personi i gjashtë më i pasur në botë, sipas renditjes në kohë reale të Forbes.
burimi: Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.