Facebook po ndërton chat bots që mund të negociojnë dhe planifikojnë si njerëzit - Business Magazine Albania

Facebook po ndërton chat bots që mund të negociojnë dhe planifikojnë si njerëzit


Gjigandi i mediave sociale ka publikuar një hulumtim rreth përpjekjeve të tij për të trajnuar chat bots artificialisht inteligjentë për të negociuar me njerëz të vërtetë, një aftësi që kërkon që ato të planifikojnë disa hapa më përpara.

Facebook i ka trajnuar chat bots duke u treguar dialogje midis njerëzve të vërtetë dhe më pas për të imituar veprimet e njerëzve, një proces i quajtur ‘mësim i mbikëqyrur’.

Facebook pretendon se chat bots janë mjaftueshëm të zgjuar për të negociuar me njerëz që nuk e kuptonin se kishin të bënin me një makineri.

Në një blog post në Facebook thuhet:

“Interesante në eksperimentet e ‘Facebook AI Research’ ishte se njerëzit nuk e kuptuan se po flisnin me një makineri dhe jo me një person tjetër, duke treguar se chat bots kishin mësuar të mbanin biseda të rrjedhshme në anglisht.”

Facebook shpreson se ato mund të ndihmojnë edhe me biseda në botën reale. Ata mund të bëjnë gjëra të thjeshta si për shembull të negociojnë në takime me bashkëpunëtorët, ose aq komplekse sa të kryejnë një marrëveshje afariste në emrin tënd.

“Mendoni për një treg, si tregu i Facebook apo Craigslist dhe sa do t’u shërbente atyre,” thotë Dhruv Batra, profesor në universtitetin ‘Georgia Tech’, i cili po punon prej një viti me ekipin kërkimor të AI në Facebook.

Facebook nuk është e vetmja kompani që po përpiqet të ndërtojë asistentë të mençur. Google, Apple dhe Amazon kanë të gjithë asistentë për kontrollimin e zërit në treg, por Facebook nuk ka lëvizur akoma aty. Në vend të kësaj, ajo është duke u përqëndruar në sfidat e AI të bazuara në tekst.

Kjo teknologji e veçantë nuk është ende funksionale në asnjë prej produkteve të Facebook, por mund të jetë së shpejti, sipas studiuesve të kompanisë. Facebook, një përkrahës i madh i hulumtimeve me burim të hapur AI, po publikon për të gjithë publikun kodin për bots negociatorë.

Chat bots – një program kompjuterik i projektuar për të simuluar bisedën me njerëz, veçanërisht në internet.

Burimi: recode.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0