Investitori miliarder Mark Cuban e quan Amazon "startup-in më të madh në botë" - Business Magazine Albania

Investitori miliarder Mark Cuban e quan Amazon “startup-in më të madh në botë”


Mark Cuban, investitori miliarder dhe pronari i Dallas Mavericks, nuk mendon se startup-i më i madh në botë është Uber apo Airbnb. Është Amazon.  

“Mendoj se Amazon është startup-i më i madh dhe kompania më e madhe në botë,” tha kubanezi të premten në një intervistë me CNBC-së “Fast Money Halftime Report”.

Kubanezi vuri në dukje gatishmërinë e Amazon për të investuar në fusha të reja dhe eksperimentuar në teknologji të reja, pavarësisht madhësisë së saj masive. Ai e projekton kompaninë e Amazon duke u bërë pjesë e çdo biznesi në botë jo vetëm në shitjet me pakicë, duke shtuar që “është një kompani shumë e zgjuar.”

“Mund t’i shoh që ata konkurrojnë me Uber.” tha Cuban..

Amazon është i fashmëm për investimet e fshehta në projekte të reja dhe që shumë shpejt dyfishon mundësitë e atyre projekteve që kanë premisa për më shumë.

Është mënyra se si kompania nisi si një librashitës në internet duke u kthyer në një konglomerat masiv biznesi që shet çdo gjë, që nga pasta e dhembëve dhe xhinset te teknologjitë cloud dhe aplikacionet për ruajtjen e të dhënave.

Kohët e fundit Amazon lançoi dyqanin e saj ushqimor që nuk ka arkë për pagesën dhe përdor teknologji që ndodhen te makinat vetë-lëvizëse (kjo mund të jetë një arsye pse Cuban mendon se Amazon eventualisht mund të konkurrojë me Uber, e cila aktualisht po teston makinat vetë- lëvizëse)

Cuban nuk është i pari investitor i profilit të lartë të teknologjisë që e ka Amazon të preferuarin e tij. Chamath Palihapitiya, themeluesi i firmës VC Social Capital parashikon se Amazon do përfundojë duke u bërë një kompani 5 trillionë $ brenda 50 viteve të ardhshme.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0