Si të vendosni reagimin ‘Rainbow’ në Facebook? - Business Magazine Albania

Si të vendosni reagimin ‘Rainbow’ në Facebook?


Në nder të “Pride Month” të LGBT, Facebook ka lançuar një reagim të ri – një flamur ylber.

Për të marr këtë reagim është shumë e thjeshtë – gjithçka që duhet të bëjnë përdoruesit është t’i bëjnë like faqes së LGBTQ në Facebook..

“Ne besojmë në ndërtimin e një platforme që mbështet të gjitha komunitetet”, shkruhet në një post të Facebook. “Pra, ne po festojmë dashurinë dhe diversitetin në këtë muaj duke ju dhënë një reagim të veçantë për ta përdorur përgjatë këtij muaji.”

Qershori ka qenë historikisht një kohë festive për komunitetet LGBTQ por flamuri ylber mori një rëndësi më të madhe këtë vit pas vdekjes së krijuesit të saj Gilbert Baker në muajin Mars.

Baker vizatoi flamujt e parë të ylberit me një grup vullnetarësh dhe i debutoi ato në një paradë të homoseksualëve në San Francisko më 25 Qershor 1978. Flamuri origjinal rainbow përfshinte tetë ngjyra, por u ndryshua në gjashtë për të shkurtuar shpenzimet.

Njerëzit kanë qenë shumë të lumtur për reagimin e ri të Facebook, ndërkohë që disa të tjerë nuk mund ta mundësonin atë. Megjithatë Facebook ka lajmëruar se reagimi do të jetë në dispozicion të tyre deri në fund të muajit Qershor.

Më poshtë është një video që tregon se si u bë ylberi simbol i LGBT:

Burimi: fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0