Kur pemët flasin, eksperimenti i jashtëzakonshëm i inteligjencës... - Business Magazine Albania

Kur pemët flasin, eksperimenti i jashtëzakonshëm i inteligjencës artificiale

Në Londër, Dublin dhe Austin të Teksasit, një projekt krijues ka sjellë diçka që duket si përrallë: pemët që flasin. Një agjenci kreative, Droga5, përmes popup-it të tyre “Agency for Nature”, ka përdorur sinjale bioelektrike të pemëve dhe një model të madh të gjuhës AI për t’i dhënë atyre zë dhe personalitet unik.

Lexo gjithashtu: Sytë nga qielli më 28 shkurt, ja se çfarë pritet të ndodhë!

Biosensorët regjistrojnë të dhëna si shpejtësia e erës, temperatura dhe lagështia e tokës, të cilat AI-ja i përpunon për të krijuar biseda reale me kalimtarët. Rezultatet kanë qenë surprizuese dhe ndonjëherë prekëse: një dymbëdhjetëvjeçare pemë tha për shefin e qytetit të Austin, Steve Adler: “Të lutem, ofro temperaturë më të qëndrueshme dhe lagështi konstante. Faleminderit që pyet.”

Ekipi që qëndron pas projektit shpreson që eksperimenti të sjellë më shumë empati dhe kujdes për natyrën, dhe po punon fshehurazi për të dhënë zë edhe më shumë pemëve. Në të ardhmen, kjo teknologji mund të përdoret për të komunikuar me kulturat bujqësore ose për të parashikuar zjarret në pyje.

“Ka një element të pafund mundësish,” thotë Chip McCoy, një nga krijuesit. “Ky është një mjet që tani është në duart e të gjithëve, mënyra se si e përdorim mund ta bëjë botën më të mirë.”

PN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0