Iniciativa filantropike Chan-Zuckerberg ndërmerr hapat e parë për kurimin e sëmundjeve - Business Magazine Albania

Iniciativa filantropike Chan-Zuckerberg ndërmerr hapat e parë për kurimin e sëmundjeve


Në një postim në facebook Mark Zuckerberg shprehu se mes lajmeve të mira për shkencën dhe të ardhmen ai është mjaft i gëzuar që ndan me ne përpjekjen e parë të madhe shkencore “Human Cell Atlas” (Atlasi i Qelizave të Njeriut), që Iniciativa Chan Zuckerberg po ndërmerr.

Zuckerberg në postimin e tij shton se: “Atlasi i qelizave njerëzore” është një përpjekje për të krijuar një hartë reference të të gjitha qelizave të njeriut dhe vetive të tyre, të ngjashme me tabelën periodike në kimi. Ka më shumë se 10.000 lloje të ndryshme qelizash në trupin e njeriut. Po bëjmë partneritet për të ndërtuar një platformë të dhënash me burim të hapur që do ta përshpejtojë këtë iniciativë. Sapo atlasi të përfundojë, do të jetë një burim i madh për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë bazën biologjike dhe në fund të fundit të shërojnë të gjitha sëmundjet gjatë jetës së fëmijëve tanë.

Ekipet nga e gjithë bota po punojnë së bashku në këtë projekt. Ne jemi duke u bashkuar me “Institutin Europian të Bioinformatikës (EMBL-EBI)”, “Institutin e MIT dhe Harvardit” dhe “UC Santa Cruz” për të gjeneruar një sasi të njohurive të ndryshme dhe për të standardizuar të gjitha njohuritë në mënyrë që të jenë të arritshme për të gjithë në komunitetin shkencor.

Ky lloj i bashkëpunimit global midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve është një pjesë e rëndësishme e avancimit të zbulimit shkencor. Ne jemi të ngazëllyer për të kontribuar në këtë përpjekje përmes inxhinierisë dhe financimit dhe mezi presim që të shohim progresin e tij në vitet e ardhshme.

Unë vazhdoj të besoj se ne mund të jemi brezi që i jep fund sëmundjeve, varfërisë dhe ndalon ndryshimet klimaterike. Le të sigurohemi që secili prej nesh e përdor kohën tonë këtu për të ndikuar sa më pozitivisht që mundemi.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0