6 gjërat që sipërmarrësit e suksesshëm i thonë vetes çdo ditë - Business Magazine Albania

6 gjërat që sipërmarrësit e suksesshëm i thonë vetes çdo ditë



Bizneset janë të bazuara në veprime, jo mendime – por mendimet vijnë gjithmonë para veprave. Arritja fillon me një ide, një perspektivë, një pikëpamje, ose edhe vetëm me një qëndrim.

Këtu janë disa nga gjërat që sipërmarrësit e suksesshëm thonë për veten e tyre çdo ditë, për shkak se këto deklarata i ndihmojnë ata për të bërë gjëra që çojnë në sukses edhe më të madh.

  1. “Idetë janë të mrekullueshme, por ekzekutimi është gjithçka.”

Gjithkush ka ide të mëdha, por idetë e vetme që kanë vlerë janë idetë që ekzekutohen. Nëse ju jeni në kërkim të një ideje të madhe që do të ndrshojë biznesin tuaj, bëni nja hap mbrapa dhe rigrupohuni.

Shpenzoni pak minuta çdo ditë në kërkimin e ideve revolucionare, por fokusohuni në zhvillimin e ideve që ndihmojnë biznesin tuaj për t’u ekzekutuar më mirë.

Rregulloni atë që nuk funksionon dhe mendoni mënyra më të mira për t’iu shërbyer klientëve tuaj. Këto janë idetë për të cilat keni me të vërtetë nevojë.

  1. “Kapitali është një përgjigje, por kurrë përgjigjia.”

Asnjë biznes nuk ka kapital të mjaftueshëm. 30% e bizneseve të vogla kanë nisur me më pak se 5000 $ dhe 10% e pronarëve të bizneseve të vogla kanë përdorur një kartë krediti për të financuar biznesin pjesërisht ose plotësisht.

Ndaloni së shqetësuari në lidhje me kapitalin që nuk keni dhe përqëndrohuni në atë që keni.

  1. “E vetmja besnikëri konsumatori që ka rëndësi është besnikëria e fituar.”

Besnikëria është e vështirë për t’u fituar dhe e lehtë për t’u humbur. Unë jam aq besnike në dyqanin tim lokal sa do të paguaja më shumë; përndryshe do të ndihesha fajtore.

Nëse çmimet tuaja janë shumë të larta, shërbimi juaj duhet të bëjë diferencën. Plus, ndërsa jeni duke lexuar këtë, konkurrentët tuaj janë duke punuar shumë për të vjedhur besnikërinë e klientëve tuaj.

  1. “Do të bëj të paktën një gjë që më frikëson.”

Frika më paralizuese është frika e së panjohur.

Megjithatë, asgjë nuk rezulton të jetë aq e vështirë, ose aq e frikshme sa ne mendojmë. Plus, kjo është tepër emocionuese për të kapërcyer një frikë.

Çdo ditë, bëni një gjë pak të frikshme, qoftë fizikisht apo emocionalisht. Besoni se mund të kuptoni se si të kapërceni problemet që mund të dalin. Kjo është një mënyrë e mirë që iu ndihmon juve dhe biznesin tuaj të rritet.

  1. “Ne do të bëjmë atë që kompanitë e tjera nuk janë të gatshme ta bëjnë.”

Shpesh mënyra më e lehtë për të qenë ndryshe është bërja e gjërave që njerëzit e tjerë nuk pranojnë t’i bëjnë.

Pra, zgjidhni një gjë që njerëzit e tjerë nuk do e bëjnë. Ajo mund të jetë e thjeshtë. Ajo mund të jetë e vogël. Kjo nuk ka rëndësi. Çfarëdo qoftë ajo, bëjeni atë. Ju menjëherë do të jeni pak më ndryshe se pjesa tjetër.

Pastaj çdo ditë, mendoni për një gjë që askush tjetër nuk është i gatshëm ta bëjë.

Pas një jave, biznesi juaj do të jetë i pazakontë. Pas një muaji, biznesi juaj do të jetë i veçantë. Pas një viti, biznesi juaj do të jetë i pabesueshëm dhe kjo definitivisht nuk do të jetë si çdo gjë tjetër.

  1. “Do të rregulloj problemet e vogla në mënyrë që ato të mos rriten dhe të kthehen në probleme të mëdha.”

Ndonjëherë nuk mund të përballoni “luftën” e të tjerëve. Lejimi i punonjësve për të mësuar nga gabimet e tyre është gjë e mirë, por ndonjëherë ju duhet të ndërhyni.

Para se të delegoni një detyrë, vendosni sesa të gatshëm jeni ju që të lejoni një punonjës të udhëheqë. Pastaj ndiqni progresin e tyre dhe të merrini përsipër gjërat kur është e nevojshme. Punonjësit ende mund të përfitojnë nga një eksperiencë e shkurtuar për aq kohë sa ata qëndrojnë të përfshirë pasi të keni marrë përsëri kontrollin.

Përvojat e të mësuarit janë të mëdha – por kurrë në kurriz të rezultateve.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0