Dita tipike e punës është mjaftueshëm e gjatë, dhe teknologjia po e bën atë edhe më të gjatë. Kur më në fund kthehesh në shtëpi pas një dite të plotë në zyrë, telefoni tringёllon dhe emailet mbërrijnë në inbox-in tuaj nga njerëz që kërkojnë përgjigjie të menjëhershme.
Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve pretendojnë të shkëputen sa më shpejt që është e mundur kur kthehen në shtëpi, studimet e fundit thonë tjetër gjë. Një studim i udhëhequr nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë gjeti se më shumë se 50% prej nesh kontrollojnë emailin e punës para dhe pas punës, gjatë fundjavës, dhe madje edhe kur jemi sëmurë. Edhe më keq akoma, 44% prej nesh e kontrollojnë atë edhe kur janë me pushime.
Një studim i Universitetit të Northern Illinois që u publikua gjatë kësaj vere na tregon se sa i keq është ky niveli i lidhjes me punёn. Studimi gjeti se pritjet që kanë njerëzit për t’iu përgjigjur emaileve jashtë orarit të punës prodhon një periudhë të zgjatur stresi, të cilët kërkuesit e kanë quajtur telepresion. Telepresioni do të thotë se nuk jeni kurrë të aftë për t’u qetësuar dhe të shkëputeni prej punës. Kjo gjendje e zgjatur është e tmerrshme për shëndetin tuaj. Përveç rritjes së riskut të sëmundjeve të zemrës, depresionit dhe obezitetit, stresi ul performancën konjitive.
Na duhet të vendosim kufij midis jetëve tona personale dhe profesionale. Nëse nuk e bëjmë këtë, puna jonë, shëndeti ynë dhe jetët profesionale vuajnë.
Kthimi i përgjigjieve gjatë orëve që nuk jemi në punë nuk është e vetmja fushë në të cilën keni nevojë të vendosni kufij. Duhet të bëni dallimin kritik midis asaj që i përket punëdhënësit tuaj dhe asaj që ju përket juve dhe vetëm juve. Këto “sende” në vijim janë të tuat. Nëse nuk vendosni kufij rreth tyre, të mësoni t’i thoni “Jo” shefit, hiqni dorë nga diçka që ka vlerë vërtet të pamatshme.
1. Shëndeti juaj
Është e vështirë të dish se kur të vendosësh kufij rreth shëndetit në punë sepse përkeqёsimi i tij vjen nё mёnyrё graduale. Lejimi i stresit, humbja e gjumit dhe të qëndroni ulur gjithë ditën pa bërë ushtrime i shtohen përkeqësimit të shëndetit. Çelësi qëndron në faktin të mos i lini gjërat që t’ju mashtrojnë, dhe mënyra se si e bëni këtë është duke mbajtur një rutinë konsistente.
Mendoni rreth gjërave që duhet të bëni për të qenë të shëndetshëm (të bëni shëtitje gjatë drekës, të mos punoni në fundjavë, të merrni pushimet sipas planit etj.), bëni një plan dhe qëndrojini atij pavarësisht të tjerave. Nëse nuk e bëni, po e lejoni punën të shkelë kufirin.
2. Familja juaj
Është e thjeshtë që familja juaj të vuajë prej punës që bëni. Pjesa më e madhe e njerëzve e bëjnë sepse është mënyra për të mbajtur familjen. Ne kemi mendime si për shembull “Duhet të bëj më shumë para që fëmijët e mi të mos shkojnë në universitet duke pasur borxhe.” Pavarësisht qëllimit të mirë të këtyre mendimeve, ato mund të pengojnë familjen tuaj me borxhin më të madh që mund të ketë: humbja e kohës cilësore me ju.
Kur të jeni në shtratin e vdekjes nuk do t’ju kujtohen se sa para bëtë për bashkëshortin/en dhe fëmijët tuaj. Ju do të mbani mend kujtimet që keni patur me ta.
3. Shëndeti juaj mendor
Një punë e cila merr qoftë edhe një copë të vogël të mirëqënies suaj mendore, po merr më shumë se çfarë i lejohet. Mirëqënia juaj është diçka e vështirë që shefi ta kuptojë, ndaj ju duhet ta vëzhgoni vetë dhe të vendosni limite për të qenë të shëndetshëm. Shpeshherë, është jeta juaj jashtë punës që ju mban të shendetshëm mendërisht. Kur e dini se keni bërë një punë të mirë për ditën dhe shefi juaj kërkon më shumë, gjëja më produktive që mund të bëni është të thoni “jo” dhe më pas të shijoni miqtë dhe hobet.
4. Identiteti juaj
Ndërsa puna juaj është një pjesë e rëndësishme e identitetit tuaj, është e rrezikshme që ta lejoni punën të bëhet tërësisht identiteti juaj. Ju e kuptoni se e keni lejuar këtë kur shkoni shumë larg kur reflektoni në atë që është e rëndësishme për ju dhe puna është e vetmja gjë që ju shkon ndërmend.
Pasja e një identiteti jashtë punës nuk ka të bëjë vetëm me argëtimin. Ajo ju ndihmon të çlironi stresin, të rriteni si një person dhe të shmangni kolapset.
5. Kontaktet tuaja
Ndërsa punëdhënësit tuaj i detyroheni përpjekjet më të mira, me siguri që atij nuk i detyroheni kontaktet që keni zhvilluar gjatë rrjedhës së karrierës. Kontaktet janë produkt i punës suaj të mundimshme dhe ndërsa mund t’i ndani me kompaninë, ju përkasin juve.
6. Integriteti juaj
Të sakrifkoni integritetin tuaj ju shkakton shumë stres. Në momentin që e kuptoni se veprimet dhe besimet tuaja nuk janë më në të njëjtin drejtim, është koha që t’i bëni me dije punëdhënësit tuaj se nuk jeni më gatshëm t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj. Nëse është problem i shefit tuaj, mund të jetë momenti që rrugët tuaja të ndahen këtu.
/Shkrar nga Travis Bradberry dhe u publikua nga Inc.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.