Shpërblimi për informacion që çon në arrestimin e Ruja Ignatova, e njohur si “Mbretëresha e Kriptove,” është rritur në 5 milionë dollarë.
Ignatova, 44 vjeç, me origjinë gjermano-bullgare, është në kërkim nga FBI për mashtrimin e madh prej 4.5 miliardë dollarësh me kriptomonedhën OneCoin.
Ajo është zhdukur që prej vitit 2017, kur autoritetet amerikane lëshuan mandatin e arrestimit dhe nisën kërkimin për të.
Së fundmi, një podcast nga BBC, i publikuar tre javë më parë, zbuloi lidhjet e saj me botën e krimit të nëndheshëm bullgar, përfshirë një bos mafioz të dyshuar për zhdukjen e saj dhe ndoshta, vrasjen. Autoritetet vazhdojnë intensivisht kërkimin për Ignatova.
Lexo: Përditësoni në këtë formë CV-në tuaj për të qëndruar konkurrues në tregun e punës
Në vitin 2022, FBI e përfshiu në listën e 10 personave më të kërkuar, duke ofruar fillimisht një shpërblim prej 100 mijë dollarësh, që më vonë u rrit në 250 mijë dollarë. Të mërkurën, shuma u njëzetfishua në 5 milionë dollarë falë Programit të Departamentit të Shtetit për Shpërblimin e Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
“Ofrojmë një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin ose dënimin e Ruja Ignatova, e njohur si ‘Mbretëresha e Kriptove’, për rolin e saj në një nga skemat më të mëdha të mashtrimit në histori,” deklaruan zyrtarët.
Ignatova është e vetmja grua në listën e më të kërkuarve të FBI-së.
Një shpërblim i ngjashëm ofrohet edhe për informacione që çojnë në kapjen e Daniel Kinahan, kreut të një prej kartelëve më të mëdhenj të drogës në Europë.
Po ashtu, shpërblime prej 5 milionë dollarësh janë caktuar për Semion Mogilevich, një bos krimi në Rusi, dhe Yulan Adonay Archaga Carías, i njohur si “Porky”, anëtari kryesor i grupit kriminal MS-13 në Honduras.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.