40 mijë punëtorë të huaj! Zbardhet plani i qeverisë për “import” nga jashtë - Business Magazine Albania

40 mijë punëtorë të huaj! Zbardhet plani i qeverisë për “import” nga jashtë

Biznesi shqiptar është i dorëzuar përpara mungesës së fuqisë punëtore.

Kjo ishte një nga temat kryesore të diskutimit në një tryezë të përbashkët mes grupeve të manifakturës dhe Ministrisë së Ekonomisë, për krijimin e një zinxhiri të mbyllur që do të sillte prodhimin e plotë të veshjeve “Made in Albania”. Jo vetëm fasonët, por edhe turizmi vuan për të plotësuar vendet bosh të punës. Në këtë mënyrë qeveria shqiptare po mendon një zgjidhje për të marrë mbi 40 mijë punonjës nga një vend i huaj.

“Ministria po bën përpjekje të mira për të thithur dhe punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po ju jap si një e re e mundshme që do të ndodhë shumë shpejt është se jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punëtorë shumë të mirë, profesionalë, të cilët përfshijnë industrinë e  turizmit dhe të veshjeve pse jo.

Besoj se shumë shpejt do të bëhet e mundur kjo lidhje e marrëveshjes dhe do të kemi në Shqipëri punonjës të kualifikuar që përveç se punonjësve tanë në Shqipëri do plotësojnë kërkesat e biznesit për krah të kualifikuar pune.

Kështu që  përpjekjet tona në këtë drejtim krahas rritjes së cilësisë dhe perfomancës së punonjësve shqiptarë me rritjen e trajnimeve, do shkojmë te ideja e dhënies së mundësisë në treg për punonjës“-shprehet Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional, Ministria e Ekonomisë.

Ardhja e këtyre punonjësve të huaj do të bëhet nga një shtet, individët e të cilit nuk e kanë përdorur më parë Shqipërinë si rrugë tranziti drejt Evropës. Në këtë aspekt janë të përjashtuar automatikisht shtetasit nga Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka dhe India sipas një memo të Ministrisë së Jashtme, ndërsa një nga vendet që po diskutohen për tu marrë janë Filipinet. Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0