Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja që thonë se pajisjet inteligjente duhet të plotësojnë standardet minimale të sigurisë.
Siç ka njoftuar Departamenti për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji në Mbretërinë e Bashkuar, masat për mbrojtje nga hakerët dhe sulmet kibernetike hyjnë në fuqi më 30 prill.
Kjo do të thotë se prodhuesve të telefonave, televizorëve dhe zileve inteligjente u kërkohet të mbrojnë pajisjet e lidhura me internet nga kriminelët kibernetikë, me përdoruesit e tyre që u kërkohet të ndryshojnë fjalëkalimet e zakonshme.
Lexo: Konfindustria: shqetësim zhvlerësimi i euros. Në muajt e ardhshëm pritet rënie e mëtejshme
Bëhet e ditur se masat e reja pritet t’iu japin klientëve besim në blerje dhe përdorim të produkteve në një kohë kur numri i sulmeve kibernetike është rritur, shkruan the Guardian
“Zyra për Sigurinë dhe Standardet e Produkteve duhet t’i ofrojë industrisë udhëzime të qarta për të ndërmarrë veprime kundër prodhuesve që e shkelin ligjin, por ne gjithashtu presim që prodhuesit e pajisjeve inteligjente të veprojnë siç duhet”, tha Rocio Concha, drejtor i politikave dhe avokimit në Who?
“Ndërsa jeta e përditshme varet gjithnjë e më shumë nga pajisjet me internet, kërcënimet e gjeneruara shumohen”, tha Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Jonathan Berry.
Sipas ministrit, tani konsumatorët do të kenë një qetësi më të madhe që pajisjet e tyre inteligjente janë të mbrojtura nga sulmet.
Ndryshe, ligjet janë pjesë e regjimit të sigurisë së produkteve dhe infrastrukturës së telekomunikacionit (PSTI) i cili synon ta mbrojë Mbretërinë e Bashkuar nga krimet kibernetike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.