Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet - Business Magazine Albania

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Siç raportohet, versioni i ri beta 11.125 i Google Maps vjen me një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit e saj të përdorin lidhjen satelitore për të përditësuar vendndodhjen një herë në 15 minuta deri në pesë herë në ditë.

Kjo veçori thuhet të jetë e dobishme për zonat pa lidhje telefonike, pasi ndarja e vendndodhjes me të tjerët dhe gjetja e destinacioneve të ndryshme do të jetë e disponueshme me anë të satelitit.

Nëse vizitoni një vend ku interneti është i dobët ose nuk punon fare, atëherë hartat e reja satelitore do të fillojnë të funksionojnë dhe të ju ndihmojnë të arrini në destinacionin tuaj, shkruajnë mediat e huaja

Vetëm nuk duhet të harroni të aktivizoni veçorinë duke ndjekur këta hapa:

Fillimisht hapni Google Maps në tabletin ose telefonin tuaj;

Sigurohuni që jeni të lidhur me internet;

Kërkoni për një vend të caktuar;

Klikoni në vendin që dëshironi dhe shkarkoni hartën e tij;

Megjithatë, ky funksion ende nuk është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android, dhe pritet që kompania të ofrojë detaje të tjera deri në prezantimin e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0