Smartphone-i i së ardhmes? Honor prezanton “Robot Phone” me kamerë që lëviz dhe reagon - Business Magazine Albania

Smartphone-i i së ardhmes? Honor prezanton “Robot Phone” me kamerë që lëviz dhe reagon

Prodhuesi kinez i smartphone-ëve Honor ka prezantuar një koncept të ri të quajtur “Robot Phone”, si dhe asistentin e tij të parë humanoid, përpara hapjes së panairit të teknologjisë MWC Barcelona. Bashkë me këtë prezantim, kompania ka treguar edhe modelin e saj më të ri të telefonit me ekran të palosshëm. Ky është një hap i fortë i Honor për të dalluar në konkurrencën e fortë të telefonëve Android, duke u fokusuar te pajisjet e fuqizuara nga inteligjenca artificiale.

Telefoni i ri AI Robot Phone ka një krah të vogël mekanik me motorë dhe një stabilizues me tre boshte, i cili lejon kamerën të lëvizë dhe të ndjekë objektet ose personat përreth. Sipas kompanisë, kjo teknologji i mundëson telefonit të reagojë dhe të ndërveprojë me përdoruesin përmes lëvizjeve të kamerës.

Lexo edhe: Motorola nis programin beta të Android 17 për përdoruesit e saj

Falë këtij mekanizmi dhe aftësive të inteligjencës artificiale, telefoni mund të realizojë video-thirrje nga çdo kënd, të ndjekë automatikisht personin që flet dhe madje të reagojë ndaj komandave të përdoruesit duke tundur “kokën” ose duke lëvizur në ritmin e muzikës.

“Për shumë kohë, një smartphone ka qenë thjesht një drejtkëndësh i zi,” tha James Li Jian, CEO i Honor, gjatë prezantimit në Barcelonë. “Ne vendosëm që pajisjeve të gjeneratës së ardhshme t’u japim jo vetëm një tru, por edhe duar dhe këmbë. Duam të rikthejmë emocionin dhe kuriozitetin në një industri që ka qëndruar shumë gjatë pa ndryshime të mëdha.”

Sipas Honor, ideja e këtij telefoni robot është ndryshe nga shumë pajisje të tjera me inteligjencë artificiale në treg, të cilat mbështeten kryesisht në komanda zanore ose në analizimin e ekranit për të kryer detyra. Kamera e vendosur në krahun mekanik mund të konkurrojë edhe me kamerat e veprimit, si ato të kompanisë DJI, pasi ofron stabilitet të lartë dhe aftësi për të ndjekur objektet në lëvizje të shpejtë.

Kompania ka bërë të ditur se Robot Phone pritet të dalë në treg në gjysmën e dytë të këtij viti.

MN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0