Al do të mund të parashikojë diagnozën e pacientëve. Por si? - Business Magazine Albania

Al do të mund të parashikojë diagnozën e pacientëve. Por si?

Inteligjenca Artificiale (Al) do mund të përdoret për të parashikuar gjendjen shëndetësore të një pacienti në të ardhmen, sipas një studimi.

Kryesisht, teknologjia do mund të përdoret për të ndihmuar mjekët kur bëhet fjalë për monitorimin e pacientëve ose marrjen e vendimeve rreth diagnozës së tyre.
Mjeti me Al, i njohur si Foresight, i përket të njëjtës familje të Al si ChatGPT, por është trajnuar duke përdorur informacione nga të dhënat elektronike, shkruan skynews

Studiuesit kanë trajnuar tre modele të ndryshme të Foresight duke përdorur të dhëna nga më shumë se 811 mijë pacientë në Londër dhe një grup të dhënash të disponueshme në SHBA.

Nga testimet, rezultoi që Foresight ishte në gjendje të identifikonte saktë gjendjen shëndetësore të pacientit në 68 dhe 76 për qind të rasteve në Londër.
lexo: Dëshironi të tërhiqni suksesin? Mos i bëni këto 9 gjëra

Ndërsa i saktë ishte në 88 për qind të rasteve kur përdoreshin të dhënat e SHBA-së.

Sipas autorit të studimit, Zeljko Kraljevic, këto gjetje tregojnë se mjeti “mund të arrijë nivele të larta të saktësisë në parashikimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve dhe demonstrimi i tij mund të jetë mjet i vlefshëm për të ndihmuar vendimmarrjen dhe informimin klinik”.

Ndryshe, ekipi hulumtues po kërkon përfshirjen e më shumë spitaleve në zhvillimin e Foresight 2, i cili pritet të jetë “model më i saktë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0