Bill Gates flet për parashikimet e tij për dekadën e ardhshme - Business Magazine Albania

Bill Gates flet për parashikimet e tij për dekadën e ardhshme

Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, publikoi një eulogji prej gjashtë faqesh për natyrën “revolucionare” të inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në botë.

Në blog, Gates përshkroi parashikimet e tij për ndikimin e ardhshëm të teknologjisë në shëndet, arsim dhe fuqinë punëtore. Ai beson se zhvillimi i inteligjencës artificiale do të sjellë një sërë risish

“Inovacionet janë arsyeja pse jeta jonë është përmirësuar kaq shumë gjatë shekullit të kaluar. Nga energjia elektrike dhe veturat tek ilaçet dhe aeroplanët, risitë e kanë bërë botën më të mirë”, tha ai.

Gates parashikon se vendet e pasura si Amerika janë një vit e gjysmë deri në dy vjet larg adoptimit të plotë të inteligjencës artificiale, ndërsa atyre më të varfra si Afrika do t’u duhen tre vjet.

Megjithatë, pranon se ai vetë ende nuk e ka kuptuar gjithçka kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale.

“Nëse nuk e keni kuptuar se si të përdorni AI në mënyrën më të mirë, nuk jeni vetëm”, ka shkruar ai, duke shtuar se është e vështirë të heqësh qafe zakonet e vjetra në punë.

Gates kontrolloi disa projekte që përpiqeshin të përdorin inteligjencën artificiale për të luftuar rezistencën ndaj antibiotikëve, për të trajtuar shtatzënitë me rrezik të lartë dhe për të ndihmuar njerëzit të vlerësojnë rrezikun e tyre për HIV, dhe arriti në përfundimin se puna ishte ambicioze dhe e hershme në zhvillim.

Ai beson se “puna vendos skenën për një bum të madh teknologjik më vonë këtë dekadë”.

Organizata jofitimprurëse e Gates, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, të cilin ai e drejton me ish-gruan e tij, ka dhuruar miliarda dollarë për kërkime mjekësore në mbarë botën.

Puna e fondacionit është veçanërisht e fokusuar në kërkimin, zhvillimin dhe dërgimin e vaksinave në vendet më të varfra në botë.

Për sa i përket arsimit, ai parashikoi më parë se AI mund të transformojë arsimin në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, duke ofruar përmbajtje të përshtatur për stilet e të mësuarit.

Propozimi i tij është që inteligjenca artificiale mund të angazhojë studentët duke mësuar se çfarë i motivon dhe çfarë i bën ata të humbin interesin për lëndët. Ndërsa ai tha se mësuesit me siguri nuk do të jenë tepricë, ata duhet të përshtaten me teknologjinë e re.

Në postimin e tij, ai i quajti mjetet arsimore të AI që po testohen sot, “të mahnitshme”. I quajti mjete si Khanmigo dhe MATHia të jashtëzakonshme dhe parashikoi se ato do të përmirësohen vetëm në vitet në vijim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0