Pavarësisht se sa e mirë është marrëdhënia që keni me shefin tuaj, nuk është ide e mirë të jeni miq me të.
Kjo për shkak se, një marrëdhënie personale mund t’i ndërlikojë gjërat, kur mund të jetë nevoja të merren vendime të vështira, thotë Phoebe Gavin, trajnere drejtimi dhe pune.
Nëse drejtuesit e lartë thonë se, nuk mund t’ju mbajnë më në punë, e dini se çfarë do të bëjë shefi juaj? Ai do t’ju pushojnë nga puna.
Kjo mund të duket e ashpër, por është thjesht biznes. Drejtuesit në vendin e punës janë përgjegjës për rezultatet, duke përfshirë performancën tuaj dhe të të tjerëve.
Tre në pesë punonjës amerikanë besojnë se, në një masë të caktuar, punonjësit që janë miq me shefat e tyre, trajtohen ndryshe në krahasim me ata, që i mbajnë gjërat kryesisht profesionale, sipas një sondazhi të Spherion të vitit 2015 të publikuar në Franchise.com.
Nga këta punonjës, 56% thonë se atyre punonjëve, u kushtohet më shumë vëmendje dhe 52% thonë se ata kanë orare më të mira në punë.
Përtej akuzave të mundshme për favorizim, miqësitë shef-punonjës janë të predispozuara të shkaktojnë probleme.
Herët a vonë, do të krijohet një situatë kur këto dy aspekte bien në konflikt. Aty ku dëshira e tyre për të bërë mirë do të bjerë ndesh me përgjegjësinë e tyre ndaj punës.
Për të shmangur problemet, që mund të vijnë nga krijimi i miqësisë me shefin tuaj, zgjidhni të zhvilloni një marrëdhënie të përzemërt me të.
Kjo fillon duke analizuar kulturën e kompanisë dhe duke vendosur kufijtë e duhur me veten dhe mbikëqyrësit tuaj.
Marrëdhënia juaj me drejtuesit, duhet të bazohet vetëm tek puna, jo sa mirë përshtaten personalitetet tuaja.
Lidhjet ndërpersonale janë të rëndësishme në vendin e punës, por ato nuk mund të jenë themeli i marrëdhënies profesionale me shefin apo kolegët. Themeli duhet të jetë performanca. / CNBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.