Si ta motivoni veten ditën e hënë për më shumë produktivitet - Business Magazine Albania

Si ta motivoni veten ditën e hënë për më shumë produktivitet

Të gjithëve na pëlqen t’i vendosim qëllime vetes. Ne i vendosim synime vetes në fillim të vitit të ri, në fillim të çdo muaji, madje edhe në fillim të çdo dite. Por sa të aftë jemi në arritjen e synimeve që i kemi vënë vetes? Më shpesh po sesa jo, ne nisim të punojmë me shumë entuziazëm dhe dëshirë drejt qëllimeve tona.

Por diku gjatë rrugës, priremi që ta humbasim interesin. Dhe e vetmja gjë që mund të na rikthejë në kursin tonë fillestar është motivimi. Kur jemi të motivuar, ne kemi tendencën ta shijojmë atë që bëjmë, pa e përjetuar si një barrë. Ja cilat janë 3 mënyrat më të mira për ta motivuar veten, sidomos në ditët kur ndjeni vërtet nevojën për ndonjë motiv shtesë!

  • Festoni edhe për sukseset e vogla

Në fillim, sukseset tuaja të vogla mund të duken pikërisht të tilla, si të vogla dhe të parëndësishme. Por e vërteta është se fitoret e vogla kanë po aq rëndësi sa ato të mëdhatë. Ato janë të rëndësishme në krijimin e një ndjenje inkurajuese dhe shpesh mund të luajnë një rol të rëndësishëm në motivimin tuaj.

Për shembull: le ta zëmë se synimi juaj afatgjatë është të kurseni mjaftueshëm para që të jeni në gjendje të udhëtoni. Por ndoshta e keni të vështirë ta bëni këtë, sepse jeni një njeri dorëlëshuar dhe i shpenzoni gjithmonë të gjitha paratë që keni pa kursyer asnjë.

Por sot, ju arrini të kurseni një sasi të vogël parash. Ndaj festojeni këtë arritje të vogël. Nuk ka rëndësi nëse ajo që keni kursyer ishte një sasi e vogël dhe e parëndësishme monetare. E vërteta është se ju keni bërë një përpjekje për të kursyer paratë tuaja dhe kjo është parësore. Festimi i fitoreve tuaja të vogla mund t’ju rrisë ndjeshëm besimin dhe t’ju bëjë më të lumtur dhe në thelb t’ju motivojë të punoni drejt fitoreve tuaja më të mëdha në të ardhmen.

  • Bëni një ndërprerje të shkurtër

Ne të gjithë kemi një hapësirë ​​të kufizuar të vëmendjes. Ose mërzitemi nga një detyrë e caktuar, ose rendimenti ynë ndikohet nga ajo punë. Ajo që mund t’iu ndihmojë është një pauzë. Nëse keni punuar shumë për diçka dhe e ndjeni se jeni gati të hiqni dorë apo po e humbni interesin, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se keni nevojë të pushoni për pak kohë.

Shtrihuni dhe pushoni me intervale të rregullta. Ndoshta mund të bëni një sy gjumë, apo të dilni jashtë dhe të bëni një shëtitje. Ose mund t’i telefononi një miku, ta takoni për disa orë apo të shihni një film apo emision.

Përveç kësaj, merrni parasysh mundësinë e një pushimi të gjatë. Për shembull, nëse keni punuar mbi një projekt të veçantë për muaj të tërë, a mos ndoshta duhet të pushoni fundjavën që vjen dhe të shkoni diku për një pushim të shkurtër? Pushimi ju ofron energji të reja, dhe ju jep një ndjenjë të forcës dhe motivimit të ripërtërirë, për t’u rikthyer dhe rimarrë me detyrën e lënë përgjysmë.

  • Organizojeni ditën tuaj

Kur e organizoni ditën tuaj të punës, krijoni së pari një ide të qartë të detyrave që keni në dorë. Ju do të dini se çfarë duhet bërë dhe si mund të keni një qasje sistematike në orarin tuaj të përditshëm. Kjo e fundit mund t’ju kursejë shumë kohë. Kur zhyteni thellë në ditën tuaj pa asnjë plan në mendje, prireni të ecni sipas rrjedhës së punëve, të humbisni disa detyra apo të harxhoni shumë kohë vetëm për një detyrë të veçantë.

Ndërkohë, nëse e organizoni ditën tuaj që në fillim apo ndoshta që mbrëmjen e kaluar, mund të jeni mendërisht të përgatitur që të përfundoni detyrat specifike brenda një afati të caktuar që i keni caktuar vetes.

Mund të përdorni ndihmën e një organizatori apo një blloku për të shënuar detyrat tuaja për ditën e re. Renditini ato sipas përparësisë që kanë. Në internet ka shumë burime dhe mjete të mrekullueshme që ju ndihmojnë të organizoni ditën tuaj në mënyra argëtuese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0