Nuk ka shtëpi me qira pa u regjistruar - Business Magazine Albania

Nuk ka shtëpi me qira pa u regjistruar

Të gjithë ata që kanë një apartament, apo vilë dhe dëshirojnë ta japin atë online me qira për të huaj, do të duhet të paguajnë në motorin e regjistrimit Booking.com. Nuk ka asnjë detyrim për motorët e tjerë të regjistrimit.

Nëse keni një regjistrim shqiptar të TVSH-së, por nuk na keni dhënë ende ID-në tuaj Tatimore Shqiptare (“NUIS”), një konfirmim që jeni regjistruar në TVSH, datën dhe një kopje të vërtetimit tuaj të regjistrimit të TVSH-së, ju lutemi bëni këtë deri 31 tetor 2023.,” kështu thuhet në shënimin që bën kompania në faqen e saj të internetit.     

Kjo do të thotë se përveç se duhen të jenë me NIPT, subjektet shqiptare duhet të jenë të regjistruar, edhe për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Rregulli i mësipërm a do ta penalizojë biznesin e vogël në Shqipëri, i cili, deri në vitin 2029 paguan TVSH 0%, sipas paketës fiskale 2020?

Booking do të aplikojë një çmim sa një e pesta e pagesës që do të marrë nga klienti për shtëpinë apo vilën tuaj të dhënë me qira dhe këtë shumë do t’ia paguajë organeve tatimore shqiptare.

Kjo do të thotë që nuk mund të kërkoni shpenzimet e komisionit si shpenzime të zbritshme tatimore.

Për ta thënë më thjesht, të gjithë ju që regjistroni një shtëpi për ta dhënë me qira, faturën ndaj Booking do ta paguani 20% më shtrenjtë , sepse jeni me NIPT, por jeni PA TVSH .

Sakaq biznesi i madh, i regjistruar për TVSH do të paguaj 20% më lirë .

Sipas kreut të Shoqatës së Hoteleri Turizmit, pas një përpjekje të gjatë, është bërë i mundur formalizimi i tregut, kur apartamente e vila shiten çdo ditë në Booking e nuk paguhen taksa, duke konkurruar në mënyrë të pandershme në tregun e akomodimit.

Kjo do të shmangë dhe tatimin e dyfishtë që kompanitë detyroheshin të paguanin për shërbimin ndaj platformës Booking.com.

Tani formalizimi i tregut të apartamenteve dhe vilave do të realizohet nëpërmjet pajisjes së detyrueshme me certifikatë dhe NIPT.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0