Elon Musk ka postuar një video në profilin e tij në platformën e rrjeteve sociale X.
Në këtë video ai ka prezantuar aftësitë e reja të Optimus, robotit të kompanisë Tesla.
Optimus tani është në gjendje të vetë-kalibrojë krahët dhe këmbët e tij duke përdorur vetëm kodues të vizionit dhe pozicionit të kyçeve, përmes të cilave ai mund të lokalizojë saktësisht gjymtyrët e tij.
I kalibruar me saktësi, Optimus mëson detyra të ndryshme në mënyrë më efikase, ndërsa rrjeti i tij nervor funksionon tërësisht në bord, duke përdorur vetëm vizionin.
Por kjo video nuk ishte gjithçka që u postua në lidhje me robotin Optimus në ditën e djeshme.
Profili “Elon Musk Parody” replikoi duke vendosur edhe një fotografi të grupit të robotëve Optimus, ku si mbishkrim ishte “The gang”. elonmusk
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto