Shqipëria surprizon botën, në Top 10-shen për sigurinë... - Business Magazine Albania

Shqipëria surprizon botën, në Top 10-shen për sigurinë kibernetike

Shqipëria ka shënuar një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike, sipas raportit të Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI 2026).

Lexo gjithashtu: Ky ndryshim në mënyrën se si i përdorim mediat sociale mund të na e bëjë ditën më të mirë

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se ky vlerësim reflekton progresin e vendit në forcimin e strukturave që merren me mbrojtjen e hapësirës digjitale.

Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar për disa elementë kyç, përfshirë ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike, hartimin e strategjive kombëtare dhe përmirësimin e mekanizmave të reagimit ndaj kërcënimeve online. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi më i shpejtë në rast incidentesh.

Në vitet e fundit, kërcënimet kibernetike janë bërë gjithnjë e më të sofistikuara, duke e kthyer sigurinë digjitale në një prioritet për qeveritë në mbarë botën. Në këtë kontekst, pozicionimi i Shqipërisë në Top 10 konsiderohet një tregues i përpjekjeve për të përmirësuar mbrojtjen e sistemeve dhe të dhënave.

Ekspertët theksojnë se një renditje e tillë nuk është vetëm një vlerësim formal, por edhe një tregues i besueshmërisë së infrastrukturës digjitale të vendit, e cila ndikon drejtpërdrejt në sektorë të ndryshëm, nga administrata publike te biznesi dhe shërbimet online.

Ky zhvillim e vendos Shqipërinë përkrah vendeve më të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike, duke dëshmuar një orientim të qartë drejt forcimit të mbrojtjes në epokën digjitale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0