Gara për kamerën më të mirë mbyllet, Motorola merr vlerësimin... - Business Magazine Albania

Gara për kamerën më të mirë mbyllet, Motorola merr vlerësimin prestigjioz

Kompania Motorola ka tërhequr vëmendjen e industrisë së teknologjisë pas prezantimit të modelit të saj më të ri “motorola Signature”, i cili është vlerësuar për performancën e kamerës.

Sipas raportimeve, pajisja është vlerësuar nga DXOMARK, një nga platformat më të njohura globale për testimin e kamerave, duke e pozicionuar modelin mes telefonëve me performancë të lartë në fotografi dhe video.

Lexo gjithashtu: Alarm për përdoruesit e iPhone, një mjet i ri hakerimi mund t’ju vjedhë gjithçka nga telefoni

Smartphone-i vjen i pajisur me katër kamera 50 MP, përfshirë lente telefoto periskopike dhe ultra të gjerë, si dhe një kamerë të avancuar për selfie. Sensorët e përdorur janë nga seria Sony LYTIA, të njohur për cilësinë e lartë të imazhit dhe përpunimin e avancuar të dritës dhe ngjyrave.

Ekspertët e teknologjisë vlerësojnë se ky model përfaqëson një rikthim të fortë të Motorola-s në segmentin premium, duke konkurruar me markat kryesore në treg për sa i përket cilësisë së kamerës.

Paralelisht, kompania ka prezantuar edhe një ofertë promocionale për blerësit e parë, duke përfshirë aksesorë si orë inteligjente, kufje dhe pajisje gjurmimi, në një paketë të integruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0