Prej 3 dekadash Tonini merret me kultivimin e vreshtarisë. Ndonëse rreth të 70-tave për të puna në vreshta është pasioni më i madh që ka. E gjejmë duke i dhënë dorën e fundit vjeljes së rrushit teksa ka kultivuar 40 kuintal.
“Unë këtu me këtë vresht merrem tash 30 vjet, këtu kam 3 mijë metra kam variete të kallmetit dhe shesh të zi, kam marre 40 kuintal dhe prodhimi ka qenë i bollshëm”, thotë Tonin Ranxi.
Prodhimi ka qenë i kënaqshëm, por vështirësi ka në fuqinë punëtore dhe gjetjen e tregut për shitje
Tonini na tregon se fshati Kaçë në Bashkinë Vau Dejës njihet ndër dekada për prodhimin e verës, madje sot në Vatikan thotë që ruhet me fanatizëm vera e kësaj zone.
”Kanë marrë prodhimin këtu në fshatin Kaç dhe e kanë çuar në Itali dhe e kanë bërë verë priftërinjtë në Vatikan dhe atje është shtama vina Kaça”, thotë Tonin.
Të prodhosh verë nuk është e thjeshtë thotë 70 vjeçari. Mënyra e prodhimit është gërshetim i tradicionales me fermentimet modern. Stoik i qëndron kohës 21 ditore të përgatitjes që nga vjelja e deri tek vera e gatshme
Lexo: Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit
“Për tre javë unë e nxjerrë, e filtroj, nuk luhet vera pa i kryer të gjitha proceset, nuk hidhet në shishe, nuk taposet”, thotë Tonin.
Punimin e tokës dhe rikthimin e emigrantëve për të zhvilluar vendin e tyre e ka ëndërr të vjetër që po e shoqëron në çdo ditë të tijën 70 vjeçarin. .youtube
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.