Zbulohen në Danimarkë monedhat 1000-vjeçare të vikingëve - Business Magazine Albania

Zbulohen në Danimarkë monedhat 1000-vjeçare të vikingëve

Gati 300 monedha argjendi që besohet të jenë më shumë se 1000 vjet të vjetra janë zbuluar pranë një kështjelle vikinge në veriperëndim të Danimarkës.

Thesari i rrallë i gjetur në dy pika jo shumë larg njëra-tjetrës u diktua nga një vajzë e re që po zbulonte metale në një fushë misri.

Monedhat e argjendit u gjetën rreth tetë kilometra nga unaza Fyrkat Viking pranë qytetit të Hobro.

Nga mbishkrimet e tyre, besohet se datojnë në vitet 980. Sipas arkeologëve, kutia përfshin monedha daneze, arabe dhe gjermane, si dhe copa bizhuterish me origjinë nga Skocia ose Irlanda.

Lexo:Nxehtësi ekstreme, paralajmërin për qytetarët

Norbach tha se gjetjet ishin nga e njëjta periudhë me kalanë, e ndërtuar nga mbreti Harald Bluetooth, dhe do të ofronte më shumë informacion në historinë e vikingëve.

Arkeologët kanë thënë se do të vazhdojnë gërmimet në vjeshtën e ardhshme pas korrjes.

Ata shpresojnë të gjejnë vendet e varrimit dhe shtëpitë e pronarëve të dikurshëm.

Vikingët besonin se varrosja e thesarit të tyre i lejonte ta gjenin përsëri pas vdekjes.

Artefaktet do të shfaqen në publik nga korriku në Muzeun Historik të Aalborg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0