Ku po rriten më shpejt punët në distancë - Business Magazine Albania

Ku po rriten më shpejt punët në distancë

Puna në distancë nuk është vetëm një trend.

Një dokument i ri nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike të SHBA (US National Bureau of Economic Research, NBER) shikon tendencat e punës në distancë, në vitet që nga shfaqja e COVID-19. Studiuesit e artikullit “Remote Work across Jobs, Companies, and Space”, përdorën një kornizë të përpunimit të gjuhës më të fundit, për të zbuluar postimet e punës, që ofrojnë punë hibride ose plotësisht në distancë.

Ata zbuluan se pjesa e postimeve, që lejojnë njerëzit të punojnë në distancë për të paktën një ditë në javë, u rrit të paktën pesëfish në Australi, Kanada, Zelandën e Re dhe Mbretërinë e Bashkuar, midis 2019 dhe fillimit të 2023, duke tejkaluar rritjen e trefishtë në SHBA.

Në cilin vend puna në distancë po rritet më shpejt?

Mbretëria e Bashkuar po e kalon SHBA-në, Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re, kur bëhet fjalë për ofrimin e punëve në distancë, siç tregon grafiku më poshtë.

Arsyeja duket se lidhet me seriozitetin e shpërthimit fillestar të COVID-19 në secilin vend, thotë raporti. Vendet më të prekura shfaqën rritjen më të madhe. Gjatë fillimit të COVID-19 në mars-prill 2020, pati një rritje mesatare prej 200% në vendet e punës, që ofrojnë punë në distancë, në pesë vendet e anketuara, thotë raporti.

Lexo: Rrezatimi me protone testohet tek gratë me kancer gjiri me rrezikshmëri të lartë 

Mundësitë e punës në distancë ndryshojnë nga kompania, si dhe nga sektori

Megjithatë, ka më shumë faktorë sesa vetëm sektori, kur bëhet fjalë për shanset që disa punëtorë të mund të punojnë në distancë.

Raporti i NBER, analizon të dhënat për vendet e lira të punës në kompanitë e hapësirës ajrore, të sigurimit dhe të prodhimit të automjeteve, për të parë nëse mundësitë e punës hibride janë të qëndrueshme në çdo kompani. Gjetjet e tij tregojnë se ato ndryshojnë në mënyrë dramatike.
Lexo: Kushtetuta e Vlerave të Djathta – Një “Blueprint” Për Ringritjen e Të Djathtës

Disa kompani, si Honda, kanë bërë lëvizje të qarta për ta bërë punën në distancë një pjesë afatgjatë të organizimeve të tyre. “Puna në distancë është një mjet kritik rekrutimi dhe mbajtjeje, për talentin që Honda ka nevojë, për të arritur vizionin e saj për një të ardhme pa karbon dhe zgjerimin e potencialit të jetës për njerëzit kudo”, thotë prodhuesi japonez i automjeteve.

Megjithatë, të tjerë kanë shprehur shqetësimin për ndikimin e punës në distancë në produktivitetin dhe kulturat e kompanisë.

 

Puna në distancë ndryshon sipas qytetit

Ekzistojnë gjithashtu ndryshime të dukshme në variacionet e punës në distancë sipas qytetit.

Në vitin 2022, një në katër postime të reja pune në Uashington, DC reklamuan punë në distancë, krahasuar me një në katërmbëdhjetë në Perth, Australi.

Londra, Sydney dhe Toronto – qytetet më të populluara në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Kanada, respektivisht – kanë parë disa nga rritjet më të mëdha në vendet e punës, që ofrojnë punë në distancë. Fortune thotë se njerëzit në qytetet më të mëdha të Amerikës sipas popullsisë – si Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikago – punojnë nga shtëpia në një numër gjithnjë e më të madh, se ata në qytetet më të vogla.

Në të njëjtën kohë, ky trend po mbështet edhe qytetet dhe qytezat e vogla, pasi disa njerëz nuk po bëhen thjesht punonjës në distancë, por po zhvendosen edhe në zona më të largëta, për të qenë më afër natyrës dhe për të përfituar nga strehimi më i përballueshëm. / World Economic Forum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0