Rrezatimi me protone testohet tek gratë me kancer gjiri me rrezikshmëri të lartë  - Business Magazine Albania

Rrezatimi me protone testohet tek gratë me kancer gjiri me rrezikshmëri të lartë 

proton

Rreth 200 gra me kancer gjiri po marrin pjesë në një studim në Britani për të parë nëse terapia e rrezatimit me protone shkakton më pak dëm ndaj organeve jetike të trupit. Objektivi i këtij studimi të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani është që të krahasojë terapinë e rrezatimit me protone me terapinë standarte për pacientët që janë më shumë të rrezikuar nga probleme afatgjata në zemër.

Kim Jones është ndër pacientet e para që është bërë pjesë e studimit për të krahasuar rrezatimin me protone me rrezatimin standart.

Ka qenë një periudhë e vështirë për të pasi u diagnostikua me kancer gjiri vitin e kaluar. Ajo ka bërë tashmë kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjikale për të hequr njërin gjoks dhe një gjendër limfatike. Ajo thotë se pjesa më e vështirë ishte kimioterapia, që ishte e nevojshme për të zvogëluar përmasat e tumorit përpara se të bëhej operacioni.

“Më ranë flokët dhe pata probleme me lëkurën, probleme të sistemit të tretjes dhe dhimbje. Një listë e gjatë. Ishte e vështirë”, tregon zonja Jones.

Më vonë ajo filloi terapinë e rrezatimit me protone në spitalin në Mançester. Ekspertët thonë se avantazhi i terapisë me protone, krahasuar me terapinë standarte me rreze X, është se protonet mund të kontrollohen më mirë dhe mund të goditet tumori me një dozë më të lartë rrezatimi dhe me më pak efekte anësore. Kjo teknologji është më e përshtatshme për pacientët që e kanë kancerin pranë pjesëve jetike të trupit, si shtylla kurrizore, apo pranë organeve si zemra.

Një pacient p.sh. që po kurohet në spitalin në Mançester ka kancer të avancuar të kokës dhe qafës, dhe është bërë pjesë e të njëjtit studim si zonja Jones, për të parë nëse rrezatimi me protone do të japë më pak efekte anësore.

Vetë zonja Jones u kualifikua për të marrë pjesë pasi ka një difekt në zemër që shkakton çrregullim të rrahjeve.

Lexo: Njerëzit tani mund të jetojnë deri në 140 vjeç, parashikojnë shkencëtarët

“Kisha një difekt të mëparshëm në zemër dhe për shkak të kësaj më thanë që me radioterapinë e zakonshme mund të ketë probleme të mëtejshme prej rrezatimit në zemër dhe mund ta përkeqësonte gjendjen time”, thotë ajo.

Drejtuesja e studimit Profesorja Charlotte Coles thotë se suksesi i studimit do të jetë nëse pacientët e rrezatimit me protone ekspozohen më pak ndaj rrezatimit dhe nëse përjetojnë më pak efekte anësore.

“Këta janë pacientë që zakonisht trajtohen për kraharorin dhe gjendrat, në veçanti gjendrat limfatike që gjenden pas kafazit të kraharorit dhe që mund të jenë shumë pranë zemrës”, thotë zonja Coles.

Mjekja Carmel Anandadas thotë se ka rreth 400 paciente në vit me kancer. Ajo shpjegon se si do të përzgjedhë pacientet që do të marrin pjesë në këtë studim.

“Rreziku nga terapia me rrezatim që mund të zgjasë për gjithë jetën për një pacient me probleme zemre, është në vetëm 1% për një pacient të zakonshëm. Nëse rreziku ndaj tyre ngrihet në mbi 2% ose më shumë, atëherë këta pacientë kualifikohen për këtë studim. Pra ne do të shohim nëse mund ta zvogëlojmë sasinë e rrezatimit që merr zemra në nivele të pranueshme… Pra do të jenë pacientë që kanë sëmundje kronike të zemrës ose që kanë një anatomi të ndryshme, kur p.sh. kafazin e kraharorit e kanë shumë më pranë zemrës se një pacient i zakonshëm”, thotë zonja Anandadas.

Studiuesit thonë se do të mund të vlerësojnë rezultatet e studimit dy vite pasi të jetë përfshirë edhe pacienti i fundit. Një studim në revistën mjekësore JAMA në dhjetor 2019 konstatoi se pacientët e trajtuar me terapinë me protone patën më pak efekte anësore.

Deri atëherë zonja Jones thotë se është e ndërgjegjshme se do të duhen disa vite përpjekjesh përpara se të çlirohet nga kanceri.

“Ndjehem optimiste për kurën. Jam e kënaqur se si po shkojnë gjërat deri më tani dhe e di se kam ende shumë trajtime për të bërë, por po e përballoj ditë pas dite dhe të shohim se si do të shkojë”, thotë ajo.

 

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0