10 libra që do të ndryshojnë mënyrën tuaj të të bërit biznes në 2026-ën - Business Magazine Albania

10 libra që do të ndryshojnë mënyrën tuaj të të bërit biznes në 2026-ën

Rekomandime për sipërmarrës dhe menaxherë që të përmirësojnë aftësitë e tyre në vendimmarrje, marketing digjital, njohjen e parasë, konkurencën, ndërtimin e strategjive, lidershipit dhe shumë aftësive të tjera për të sfiduar me sukses një botë që ndryshon

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Dr. Albert GjokaNë një botë që ndryshon vazhdimisht bëhet gjithnjë e më e vështirë përshtatja, mbijetesa dhe akoma më sfiduese suksesi në sipërmarrje. Në një mjedis kaotik nuk kanë shumë rëndësi bizneset e strukturuara dhe të qëndrueshme, sepse nuk ekzistojnë më të tilla, por një qasje elastike në drejtimin dhe menaxhimin e biznesit. 

Për këtë arsye, vlen për këdo, por sidomos për njerëzit e sipërmarrjes që të përftojnë njohuri cilësore, të cilat u mprehin shqisat e përshtatjes, të kuptimit të mjedisit dhe rrisin të ashtuquajturat “aftësi të buta” që u nevojiten në aktivitetin e përditshëm.  

Modelet e sipermarrjes, njohja e parasë, marketingu digjital, inteligjenca artificiale, menaxhimi i kohës, sjellja ndaj konkurrentëve, fokusi, vendimmarrja, lidershipi apo negocimi janë disa nga aftësitë që sot duhen më shumë se kurrë. 

Viti 2026 ka nisur me plot sfida, konflikte, tensione dhe kaos në mënyrën sesi funksionojnë marrëdhëniet njerëzore, raportet mes shteteve dhe betejat për tregje. 

Drejtuesi i librarisë ‘’Leximtari’’, Dr. Albert Gjoka ka bërë një vlerësim të gjithë librave të biznesit dhe zhvillimit personal që janë botuar në gjuhën shqipe; ka shqyrtuar me vëmendje edhe botimet që janë hedhur në qarkullim gjatë vitit 2025 si dhe ka përzgjedhur aftësitë specifike që mund t’i nevojiten çdokujt që ofron produkte apo shërbime për të përmirësuar sipërmarrjen, duke marrë në konsideratë nevojat dhe tiparet e mjedisit tonë.  

Ne kemi marrë në konsideratë jo vetëm autorë të huaj, por edhe shqiptarë si profesorin Adrian Cicivi, sipërmarrësin Vasil Naçi apo ekspertin e marketingut digjital, Renato Civili, të cilët me idetë dhe mendimet e tyre i flasin biznesit tonë me shembuj dhe mendësi konkrete. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0