Meta së shpejti mund të ofrojë veçori shtesë me pagesë për përdoruesit. Gjiganti i medieve sociale thuhet se po krijon një organizatë të re produkti për të punuar në “veçoritë e mundshme me pagesë” për Facebook, Instagram dhe WhatsAp.
Konkurrentët e tjerë në hapësirë, duke përfshirë Snap dhe Twitter tashmë ofrojnë shërbime me pagesë të Snapchat+ dhe Twitter Blue që ofrojnë disa veçori ekskluzive për krijuesit.
Siç raportohet, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Ish-Kreu i Kërkimit të Meta-s, Pratiti RayChoudhury do të drejtojë grupin, shtoi raporti duke cituar një memo të brendshme.
nitbuz
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.