95% e të rinjve kalojnë kohën e lirë në TikTok, nuk interesohen për modelet profesionale - Business Magazine Albania

95% e të rinjve kalojnë kohën e lirë në TikTok, nuk interesohen për modelet profesionale

Gjimnazistët e sotëm dhe sidomos ata që studiojnë në shkollat profesionale, në vend që të kalojnë kohën e lirë për t’u rritur drejt profesioneve, e shfrytëzojnë çdo minutë të lirë në rrjetet sociale TikTok, Snap Chat dhe Instagram.

Një anketë e PNUD (program i Kombeve të Bashkuara) me nxënës në shkollat e arsimit profesional gjeti se, teknologjia, zë një vend të konsiderueshëm në jetën e të rinjve, pasi 94% e tyre kalojnë kohë duke përdorur mediat sociale ose ne lojëra.

Anketa vuri në dukje, se mediat sociale funksionojnë si një mjet për t’u lidhur, për të ndjekur përmbajtje argëtuese, dhe në një masë më të vogël për informacion për lajmet lokale dhe globale.

Tek të rinjtë që studiojnë në arsimin profesional nuk është aspak e zakonshme ndjekja e modeleve profesionale ose faqe profesionale (p.sh. Gordon Ramsay, Elon Musk etj).

Shikimi i TV është një sfond aktiviteti, ndërsa kontrollojnë në pajisje të tjera programet kryesore televizive. Programet me të ndjekura nga rinia në televizione janë sportet dhe telenovelat.

Sportet janë hobi mjaft të njohura, veçanërisht në mesin e djemve, ku dominojnë disiplina të tilla s futbolli, volejbolli, atletika dhe ushtrime palestre.

Sportet konsiderohen aktivitete të rëndësishme shoqërore dhe luajnë një rol kyç në shoqërimin e të rinjve, por ata preferohen edhe për lehtësimin e stresit dhe ankthit.

Femrat janë të apasionuara pas fotografisë, pikturës, baletit, të shkruarit etj dhe janë më shumë të motivuara për pasurimin e botës së brendshme.

Udhëtimi jashtë qytetit në fundjavë është një aktivitet familjar mjaft e pëlqyer për të rinjtë në kërkim të eksplorimit të vendit. Megjithatë, shumica e tyre udhëtojnë fundjavave për të vizituar vendlindjet ose fshatrat e tyre, larg ambienteve te shkollës.

Rreth 43% deklarojnë se lexojnë literaturë përveç librave të shkollës së tyre.

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet arsimi profesional në Shqipëri, rezultatet tregojnë qëndrim të përgjithshëm pozitiv ndaj profesioneve.

Varësia nga teknologjia dhe pirja e duhanit janë aktivitetet më shqetësuese të raportuara nga anketa. Aktivitete më alarmante, si p.sh si përdorimi i alkoolit, hashashit, marijuanës dhe i rëndë barnat, kanë një frekuencë relativisht më të ulët.monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0