8,4 mln paund nga Britania, projekt zhvillimi në Kukës për të frenuar emigracionin - Business Magazine Albania

8,4 mln paund nga Britania, projekt zhvillimi në Kukës për të frenuar emigracionin

8,4 mln paund nga Britania, projekt zhvillimi në Kukës për të frenuar emigracionin

Britania e Madhe po mundohet të frenojë emigracionin masiv të të rinjve nga Kukësi, Hasi e Tropoja. Për kurse dhe trajnime profesionale plot 8 milionë paund ka dhënë qeveria britanike për të rinjtë nga 3 bashkitë e veriut, të cilët e shikojnë emigrimin si mundësi të vetme për sigurimin e jetesës.

Teksa qindra të rinj nga Kukësi, Hasi e Tropoja kanë emigruar në Britani të Madhe dhe vijojnë të emigrojnë, qeveria britanike po mundohet ta frenojë këtë fenomen.

Britania ka vendosur që 8 milionë paund t’i investojë në Kukës, Has e Tropojë, me qëllim aftësimin e të rinjve për punë.

Lajmin e ka dhënë Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King Smith gjatë një takimi me kryetarët e tre bashkive.

Qëllimi është që të nxitet punësimi i të rinjve, të cilët emigrimin drejt Britanisë e shikojnë si zgjidhjen e vetme.

Alastair King Smith: E dimë që kemi probleme me të rinjtë që nuk kanë mundësi të tjera dhe pastaj shkojnë në mënyrë të paligjshme dhe grupet e krimit të organizuar shfrytëzojnë këtë çështje.

Vetë diplomati përsëriti shqetësimin e shqiptarëve që shkojnë në Britani ilegalisht dhe përfshihen në krim të organizuar.  Smith tha se, duhet të jetë një fushatë për aftësimin në punë, për punësim, jo vetëm fjalë e projekte por ndikim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0