A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencë Artificiale (IA) në të ardhmen?  - Business Magazine Albania

A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencë Artificiale (IA) në të ardhmen? 

Gara mes ekipeve për të kryesuar në majat e piramidës së futbollit përcaktohet nga detaje të vogla teknike. Inteligjenca artificiale është kufiri i ardhshëm vendimtar për fituesit dhe humbësit.

A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencë Artificiale (IA) në të ardhmen?  Apo, ndoshta jo në këtë jetë? Puna e Julian Nagelsmann është e sigurt për momentin.

Por IA padyshim po luan një rol më të madh në lojën e stërvitjes edhe në Euro 2024. Daniel Memmert nga Universiteti i Sporteve në Këln, thekson, se “tani varet se kush do të konstruktojë IA më të mirë, kush i ka parametrat më të mirë, e natyrisht edhe se kush është në gjendje që me rezultatet e arritura në ndeshje ose në stërvitje do t’i shfrytëzojë ato si duhet.”

Këto sisteme të AI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit.

 

Zbërthimi i sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve.

Të dhënat janë tashmë aty. Me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes.

Por analistëve njerëzorë mund t’u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje.

Ndërsa AI do ta përshpejtonte procesin, nënvizon Daniel Memmert: “Nëse kemi në dispozicion të dhënat mbi pozicionet dhe i vlerësojmë ato me softwarin tonë, na duhen 8 sekonda për të analizuar të njëjtin numër parametrash.”

Ekipet më të mira në të ardhmen mund të jenë vërtetë ato që punojnë krah për krah me IA./DW

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0