7 aftësitë që duhet të keni për t’u bërë të suksesshëm - Business Magazine Albania

7 aftësitë që duhet të keni për t’u bërë të suksesshëm


Për milenianët që sapo kanë përfunduar universitetin ose edhe ata që janë në punën e tyre të parë, mund të jetë e frikshme të kuptojnë se çfarë duan të arrijnë në jetë dhe atë që dëshirojnë të bëjnë.

Megjithatë, pavarësisht rrugës që zgjidhni të ndiqni, ka disa aftësi universale që të gjithë milenianët duhet të mësojnë për të qenë të suksesshëm në afatgjatë.

Business Magazine ka zgjedhur shtatë aftësitë më të efektshme.

1. Bëhuni shitësi më i mirë i vetes tuaj

Mbani mend se ju jeni gjithmonë duke shitur, qoftë kjo një aftësi, produkt, markë ose veten. Duke ditur se si ta aplikosh shitjen në markën tënde personale është çelësi për të fituar njohje.

2. Ndërmerrni rreziqe

Nëse jeni duke kërkuar të hyni në një industri që nuk keni njohuri apo keni filluar një punë që nuk keni aftësitë e duhura, është e rëndësishme të mbani mend se të gjithë të tjerët po marrin të njëjtat rreziqe. Shtyjini vazhdimisht kufinjtë e zonës suaj të rehatisë dhe shpërblimet do t’ju pasojnë.

3. Ndërtoni një aftësi specifike

Kur ke një mori talentesh, është e lehtë të ndihesh i/e kualifikuar për një numër të madh pozicionesh por në të njëjtën kohë, mund të ndiheni të pa kualifikuar për shumë të tjerë. Milenianët më të talentuar kanë kaluar muaj duke përmirësuar një aftësi që do t’i bëjë ata shumë më të dëshirueshëm në tregun e punës.

4. Meditoni

Të medituarit do t’ju sjellë më shumë qetësi se çdo gjë tjetër që mund të bëni. Mbajeni parasysh këtë.

5. Udhëtoni

Bëni pak pushim dhe shfrytëzoni kuriozitetin tuaj për të vizituar vende dhe për të provuar gjëra të reja.

6. Ndaloni së menduari për çdo gjë

Në mes të shpërqendrimeve të mediave sociale dhe të punëve të shumta, milenianët kanë shumë gjëra në mendje. Mënyra më e mirë për t’i përballuar ato është thjeshtë duke i marrë gjërat ashtu siç janë, në vend që të mendojmë çdo veprim gjatë gjithë kohës.

7. Mësoni si të kurseni

Ndërsa shumë prej nesh nuk besojnë në qëllimin e një llogarie kursimi, është e rëndësishme të praktikoni aktin e të kursyerit. Mijëvjeçarët janë të përqendruar në gjëra afatshkurtër dhe shpesh harrojnë të bëjnë vend për ato që do të vijnë më pas.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0