62 vjeçari nga Gjirokastra Nikollaq Muço kampion në body building - Business Magazine Albania

62 vjeçari nga Gjirokastra Nikollaq Muço kampion në body building

Nikollaq Muço jetën e tij e ka të lidhur me Gjirokastrën ku ka kryer shkollën industrial dhe ku vazhdon  të jetojë. Në moshën 10 vjeçare Nikollaqi  është aktivizuar në qitje ku ka marrë mësime nga Sadik Lengo, trajner i njohur i qitjes në Gjirokastër. Pas një ndërprerjeje disavjeçare në vitin 2003, në Tiranë u zhvillua Kampionati  Body Building, ku Nikollaq Muço u shpall Kampion Kombëtar për moshat mbi 40 vjeç dhe nënkampion për të gjitha moshat. Muço u bë një shembull i shkëlqyer që tregon se ku arrin njeriu i apasionuar dhe me vullnet, që ka guxim dhe nerv, që punon, trajnon, fiton.Në Kampionatin XIV Ballkanik të Body Buildingut, të zhvilluar në Athinë në vitin 2005, ai fitoi medaljen e argjendtë, duke u shpallur nënkampion ballkanik në kategorinë mbi 40 vjeçarë dhe peshë nën 80 kg. Nikolaq Muço shkëlqeu në Body Building në dy veprimtari të rangut botëror, të zhvilluara në Kaliforni të SHBA-ve, duke pasqyruar karakter të fortë sportiv. Së fundmi ai është shpallur sërish kampion në kampionatin në Bosnje-Hercegovinë.

Si ndiheni për gjithë këtë eksperiencë të gjatë mbi supe?
Nikollaq Muço: Është një ndjesi e mirë dhe kjo më bën mua disa herë më shumë krenar për veten, por edhe për të të gjithë të tjerët, të cilët i frymëzoj përmes punës sime. Ajo që unë kam dashur gjithmonë ka qenë të ndjek ëndrrat e mia. Kam qenë pasionant për sportin qëkur isha ende fëmijë dhe këtë gjë më pas e kam vijuar për të treguar sa i fortë dhe këmbëngulës jam. Numëroj dhjetra, pjesëmarrje të cilat mua më kanë rritur dhe më kanë bërë ky që jam sot. Eksperiencat janë të shumta aq sa unë nuk mund t’i numëroj të gjitha e megjithatë gëzoj një kujtesë të mirë dhe prej secilës nga pjesëmarrjet e mia arrij të kem kujtimet më të mira.

Ne njohim në të gjitha aktivitetet ku keni marrë pjesë, por të ndalemi tek eksperienca e fundit ku ju dhe katër persona të tjerë ishit konkurentë. Ju spikatët pasi garonit në moshat 60-70 vjeç?

Nikollaq Muço: Po unë garoja në atë kategori, një kategori që për hir të së vërtetës të bën të ndihesh shumë sfidues me veten. Unë u shpalla sërish në vend të parë dhe kjo më dha nje satisfaksion të madh. Nuk do e kem asnjëherë fuqinë që të tërhiqem nga ky sport dhe do vijoj të jem një konkurent i përjetshëm pavarësisht moshës. Me këtë lloj sporti unë kam nisur seriozisht që në vitin 2003 dhe çdo ditë jam stërvitur rreth një orë.

Ju jeni 62-vjeç, a ka ardhur ky sport i vështirë për ju me kalimin e moshës?
Nikollaq Muço: Është e vërtetë që kam mbushur 62-vjeç, por për mua mosha është thjesht një shifër dhe nuk e përmend asnjëherë. Mua vetja më duket si para 40-viteve. Kam zhvilluar gjithmonë aktivitet fizik dhe s’kam për të rreshtur dhe garuar kurrë. Mosha është thjesht numër, do vijoj të garoj, pasi në shumë vende të botës në këtë lloj sporti ka edhe konkurentë të cilët janë 70-vjeç ose edhe më shumë.

 A mendoni  të zhvilloni nje garë tjetër sportive përpos asaj të fundit që u shpallët kampion?Nikollaq Muço: Në 9 Nëntor të këtij viti do të zhvillohet një tjetër event sportiv, tek i cili shpresoj që të marr pjesë përmes një sponsori dhe uroj e besoj që të dal në 5 vendet e para të globit, por mbetet për t’u parë në vijim.

Ju si një sportist i madh në moshë, çfarë këshille keni për sportistët e rinj?
Nikollaq Muço: Mesazhi është që të merren me aktivitet fizik të paktën një orë në ditë, aty shkarkohen të gjitha energjitë negative ndaj dhe është e nevojshme. Më pas nëse merren me këtë lloj sporti, mosha është thjesht numër gjithë jetën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0