6 mënyra për të gjetur punën e ëndrrave tuaja në “botën reale” - Business Magazine Albania

6 mënyra për të gjetur punën e ëndrrave tuaja në “botën reale”


Një nga momentet më të lumtura të jetës suaj është pikërisht ai momenti kur ecni në skenë për të marrë diplomën tuaj. Diplomimi është i mahnitshëm dhe tmerrues njëkohësisht. Sapo futesh në “botën reale”, ka probleme të reja për të përballur dhe pengesa të reja për të ngjitur dhe gjetja e një pune shpesh rezulton si më e vështira.

Liz Wessel është këtu për të ndihmuar. Pas një pune të suksesshme në Google, Liz themeloi WayUp, një kompani e dizejnuar për të ndihmuar studentët dhe të diplomuarit e rinj të gjejnë mundësi për intershipe dhe punë. Më poshtë Business Magazine ndan këshillat e saj më të mira për të diplomuarit e rinj që kërkojnë të gjejnë një punë.

  1. Mos u frikësoni. Kompanitë ende punësojnë!

Vitin e kaluar, vetëm 21% e të diplomuarve kishin pranuar një ofertë pune me kohë të plotë para diplomimit. Pra, nëse nuk jeni të punësuar ende, nuk jeni vetëm!

Shumë kompani nuk do të rekrutojnë persona që janë në një moshë të konsiderueshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë për firmat me rritje të shpejtë, sepse nevojat e tyre të punësimit ndryshojnë kaq shpejt. Shumë kompani ende po punësojnë të diplomuar të kohëve të fundit. Pra, mos u frikësoni, thjesht aplikoni!

  1. Jini të hapur

“Është e rëndësishme që të mbani mendjen e hapur në kërkim të punës, sidomos kur bëhet fjalë për industritë e ndryshme dhe kompanitë e ndryshme.

Për shembull, nëse dëshironi të jeni inxhinier software-i, mendoni të punoni në një sërë startup-esh të vogla dhe firma më të mëdha korporative. Ka role të mëdha inxhinierike edhe jashtë Google!”

Përveç kësaj, mendoni jashtë kornizave kur bëhet fjala për industrinë që ju zgjidhni! Kompanitë që tradicionalisht nuk i keni menduar si “kompani  teknologjike”, si për shembull Ernst & Young, ato në të vërtetë po punësojnë persona në role zhvilluese, jo vetëm në rolet si llogaritarë. E njëjta gjë mund të thuhet për shumicën e industrive dhe kompanive!

  1. Gjeni një mentor

Mendoj se është jetësore për rritjen profesionale (sidomos si një i diplomuar i kohëve të fundit) që të keni dikë që ka qenë në rrugën tuaj për t’ju dhënë udhëzime dhe këshilla.

“Unë nuk do të isha sot drejtoreshë ekzekutive, pa mentorë në jetën time. Dhe në fakt kam mentorë për lloje të ndryshme të gjërave për të cilat kam nevojë për ndihmë! Për pjesën e marketingut, shkoj tek një VP i Marketingut në Google, i cili u bë një figurë mentori për mua rastësisht gjatë punës sime atje. Për këshilla për ndërtimin e ekipit, shkoj në një CEO tjetër, i cili ka zhvilluar me sukses kompani në IPO. Dhe lista vazhdon!”

  1. Zotëroni përvojat tuaja

Edhe pse nuk keni 10 (apo 5 vjet) përvojë pune, unë jam e sigurtë se ka me siguri aftësi të vlefshme dhe mësime që keni marrë në kolegj (madje edhe në shkollë të mesme).

Nëse do të ishit një kamarier/e, keni mësuar për shërbimin e klientit dhe vëmendjen ndaj detajeve. Ndoshta keni qenë një dado gjatë kolegjit? Ju ndoshta keni demonstruar përgjegjësi dhe kreativitet. Vetëm jini vetvetja dhe jini krenarë për arritjet tuaja.

Gjithashtu, kur të shihni një punë që thotë “kërkon 1-3 vjet përvojë”, aplikoni! Kjo gjë është thjesht një zhargon i biznesit sot.

  1. Dërgoni shënime falenderimi gjithmonë

Një falenderim gjatë intervistës do ishte mjaft fitimprurëse, pasi kjo i tregon menaxherit të punësimit se ju e vlerësoni kohën e tyre dhe kjo është një mundësi për t’ju treguar atyre se çfarë ju bën të aftë për pozicionin e lirë.

Sigurohuni që të personalizoni shënimin tuaj të falënderimit dhe theksoni diçka specifike që keni mësuar gjatë intervistës. Për një bonus shtesë, dërgoni një shënim të shkruar me dorë! Unë ju premtoj se duke bërë këtë, ju do të dalloni për mirë në krahasim me kandidatët e tjerë.

  1. Kërkoni mundësi për të mësuar vazhdimisht

Si një i diplomuar i ri në kërkim të punës, duhet të kërkoni mundësi për të mësuar: përmes mbledhjeve, seminareve dhe më shumë. Përdoreni kohën tuaj duke marrë pjesë nëpër workshop-e të ndryshme në mënyrë që të merrni mësime dhe të përfitoni aftësi të reja, por edhe për të përmirësuar ato aftësi që keni. Faqe si Skillshare e bëjnë këtë tepër të volitshme, ose mund të bashkoheni me grupet në Facebook brenda industrisë tuaj të dëshiruar dhe të shihni se çfarë zhvillimi profesional ju rekomandojnë. Në WayUp, ne organizojmë sesione të shpeshta Facebook Live me liderë nga kompanitë më të mira si Capital One në mënyrë që komuniteti ynë të mësojë rreth industrive apo roleve të caktuara.

burimi: theeverygirl.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0