4 sekrete për shërbimin ndaj klientit që duhet ‘të vidhni’ nga Amazon - Business Magazine Albania

4 sekrete për shërbimin ndaj klientit që duhet ‘të vidhni’ nga Amazon

Amazon

Amazon është një nga kompanitë më të mëdhe në botë për shitjet online. Shumë nga mësimet që kompania mori gjatë rrugës, në lidhje me shërbimin ndaj klientëve, mund t’i vini në praktikë edhe ju në biznesin tuaj.

Në këtë artikull ju sjellim 4 këshilla për shërbimin ndaj klientit që mund t’i merrni hua nga gjiganti i tregtisë online.

  1. Shërbimi më i mirë ndaj klientit është të mos ketë fare shërbim ndaj klientit

Përvoja më e mirë për klientin ndodh kur ata kurrë nuk duhet të kërkojnë ndihmë. Ju duhet të jeni të gatshëm të përmirësoni thelbësisht përvojën e klientit dhe duhet të përpiqeni të eleminoni të gjitha gjërat që u kërkojmë klientëve. Kryesorja është t’u kushtoni vëmendje të madhe pyetjeve të vogla dhe çështjeve të suportit që mund të kenë klientët, në mënyrë që të eliminoni problemet që ata mund të hasin.

  1. Konsumatori juaj mund të jetë nëna e dikujt. Silluni me ta në atë mënyrë.

Është shumë më e lehtë t’u jepni klientëve një përvojë të këndshme dhe të përdorni mënyrat e duhura kur i shihni si figura prindërore. (Kjo funksionon mirë edhe për punonjësit, konkurrentët dhe partnerët.) Kryeni bisedat dhe trajtimin tuaj ndaj klientëve sikur të ishit duke folur me prindin tuaj.

Lexoni: Amazon, Google, Facebook nën shënjestër: Ministrat e G7-s arrijnë marrëveshje historike për taksën ndaj korporatave

  1. Mendoni si klienti juaj

Kjo do të thotë që kur vini me një ide për produkte të reja ose përmirësime për ato ekzistuese, gjithmonë duhet të keni parasysh atë që klienti pret me padurim dhe atë që dëshiron të jetë përvoja e tij. Pastaj, punoni me atë që duhet bërë për të siguruar këtë përvojë. Shkrimi i përmbajtjes së faqes online, njoftimet për shtyp në të ardhmen, pyetjet e bëra shpesh dhe manualet e përdorimit nga këndvështrimi i klientit përpara lançimit të produktit ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.

  1. Shpikni dhe thjeshtësoni

Shpik dhe thjeshto do të thotë çdo herë që vjen me një risi ose krijon një përmirësim, i bën gjërat më të thjeshta për klientin. Kjo krijon një përvojë më të mirë për klientin dhe biznesin tuaj. Ju gjithmonë duhet të shikoni për risi që do të ndihmojnë në përmirësimin dhe thjeshtimin e përdorimit të produktit tuaj dhe mënyrën se si klientët ndërveprojnë me të. Kjo do të zvogëlojë mosmarrëveshjet, që përfshin jo vetëm ankesat e klientëve, por edhe pyetje e kontakte të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0