4 gjërat që duhet të vlerësoni para një oferte fondesh - Business Magazine Albania

4 gjërat që duhet të vlerësoni para një oferte fondesh


Është një ide me po aq rëndësi sa kishte në 1850-ën, me një ndryshim thelbësor: Perëndimi sot është shumë më i egër dhe paratë që bëhen janë më shumë. Silicon Valley është vendi i mundësive dhe risqeve të jashtëzakonshme në të njëjtën kohë. Nëse keni ndërtuar diçka që premton, investitorët potencialë do të rreshtohen dhe shumë dyer të reja do të hapen për ty. Para se të filloni të bëni “autostop” për financime mbani parasysh këto konsiderata: 

1. A po merrni këshillën e duhur?

Këtu ka një copëz të dhimbshme të së vërtetës: Nuk do të të ndihmojë gjithmonë smartphone-i për çdo hap që zgjedh të hedhësh. Kështuqë të del detyra të pyesësh “fqinjët” për terrenin e ri, ata e kanë provuar një herë më parë dhe ata mund t’ju ndihmojnë të shkoni më shpejt drejt objektivit tuaj. Nuk ka shumë rëdësi nëse është një bankë, një venture capitalist apo çfarëdolloj partneriteti, por ajo që mbetet e rëndësishme është të punoni me ekspertët e fushës specifike, madhësisë së kompanisë dhe mundësitë e tregut. Punëso ekspertë që mund të të prezantojnë me njerëzit e duhur, të cilët do të të drejtojnë dhe të shmangin nga gabimet.

Megjithatë lejohet të jesh përzgjedhës, është shumë i rëndësishëm kredibiliteti.

2. Cila është historia jote?

Këtu nuk i referohemi një përmbledhjeje të produktit ose të kompanisë. Merr një hap pas dhe kupto se të pranosh një investim është një ngjarje shënuese në historinë e organizatës tënde. Një rrjedhje e papritur e parave të vendos përballë shumë zgjedhjeve, dhe ko gjë patjetër mbart një risk më vete. A do të fokusosh rritjen në skuadrën e shitjeve dhe të kapësh mundësinë e një tregu të gjerë? Të hapësh zyra ndërkombëtarisht dhe të kapësh një treg të ri? Të zhvillosh një set të ri produktesh që zgjidhin nevoja specifike të konsumatorëve?

Ka një mijë drejtime nga ku mund të shkosh, por përzgjedhja në fund tregon se çfarë lloj kompanie zgjidhni të bëheni. Edhe pse çdo industri ka qëllime të veçanta nga njëra-tjetra, të gjitha ndajnë një tipar të përbashkët: Këto zgjedhje vëzhgohen dhe raportohen nga konsumatorët, konkurrentët, partnerët, dhe madje edhe brenda kompanisë tënde. Qëndroji bensik historisë tënde, mund të bëhet pika jote më e fortë.

3. A i njeh vërtet partnerët?

Investitorët potencialë do të kërkojnë maksimizimin e investimit në kompaninë tënde. Kështuqë është e drejtë që të maksimizosh vlerën që kanë ata për ty gjithashtu. Konsidero çdo mundësi me kujdes, jo vetëm nga shuma që të ofrohet, çfarë të duhet më shumë, rezerva më të larta cash-i apo më shumë kontroll në drejtim? A është një “emër marke” në botën e investimit i rëndësishëm për bazën tuaj konsumatore? Çfarë avantazhesh të biznesit mund të shfaqë një investitor për organizatën tënde?
Përveç të gjithave më sipër, mos ki frikë të pyesësh para se të angazhohesh me një investitor potencial. Ti po ndërton një marrëdhënie afatgjatë duke pranuar fonde dhe qëkërkon besim. Ndonjëherë besimi ndërtohet mbi një periudhë të zgjatur kohore. Bëj pyetje derisa gjithçka të sqarohet. Nëse dikush nuk përgjigjet, mund të refuzosh, mbase nuk është zgjedhja e duhur.

4. A po sforcohesh?

Nëse po vlerëson një ofertë financimi, ke vendosur aktualisht një qëllim, ke punuar shumë dhe ke arritur qëllimin. Urime! Pyetja e parë që do të dëgjosh pas saj është: Po cili do të jetë hapi i radhës? Qëllimi i çdo kompanie nuk duhet të jetë më i madh dhe më i mirë; ti mund të kesh çfarëdolloj suksesi. Mos dil nga vetja. Shiko përreth startupeve të reja: A mendon se janë sforcuar dhe nuk ishin ende gati për gjërat që hasën gjatë rrugës?

Jetojmë në kohëra të pabesueshme, një ide e vetme mund të ndryshojë industritë sa hap e mbyll sytë. Koncepti se një influencë e jashtme mund t’ju shtyjë në drejtime që kompania juaj mund të mos jetë gati, ka shumë vlerë. Një shkëndijë mund të kthehet në një zjarr jashtë kontrolli nëse nuk mbikqyret ashtu siç duhet. Angazhimi drejt përgjegjësive dhe të dini kapacitetet e organizatës suaj janë ndër gjërat më të rëndësishme dhe zakonisht që anashkalohen në pranimin e një investimi.

 

/Shkruar nga Kirk Krappe, Publikuar nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0