2 Trajnime të Hapura nga Elda Gjoka - Business Magazine Albania

2 Trajnime të Hapura nga Elda Gjoka


Elda Gjoka – Trajnere & Folëse Motivuese dhe njëkohësisht CEO e “Genuine Effect” bazuar në Kalendarin e Trajnimeve vjen me 2 Trajnime të Hapura në Muajin Prill.

19 – 20 Prill 2017: “Shërbimi ndaj Klientit & Efektiviteti në Komunikim”
Orari: 09:00 – 17:00 / çdo ditë.
2 Pushim kafeje dhe Dreka e përfshirë /çdo ditë.

Afati i hershëm i regjistrimit (-10 % zbritje): 12 Prill 2017
Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2017

AUDIENCA:
Individë dhe Profesionistë, Menaxherë, Drejtues dhe Staf i Shërbimit ndaj Klientit. Çdo punonjës që ndërvepron me një klient. Përveç përfaqësuesve të shërbimit ndaj klientit, kjo përfshin edhe pozicione të tjera si profesionistët e terrenit që komunikojnë me klientët etj.

PRITSHMËRITË DHE REZULTATET:
1. Efektivitet në marrëdhënien me klientin – do të jeni të kuptueshëm dhe do të kultivoni qasjen e duhur për mbarëvajtje afatgjatë;
2. Reputacion profesional dhe vetëbesim në qasjen profesionale, duke u njohur si profesionist/e e shërbimit ndaj klientëve;
3. Stafi juaj do të ketë standarde të rritura të shërbimit ndaj klientit, kjo sjell që eksperienca me kompaninë tuaj të jetë e pëlqyeshme dhe e dëshirueshme nga klientela;
4. Qartësi të shërbimeve dhe marrëdhënies me klientët dhe kultivim i komunikimit të shëndetshëm që u mundëson klientëve t’iu sygjerojnë shërbime dhe oferta të reja, si dhe të vlerësojnë opinionet dhe rekomandimet tuaja për blerje të mëtejshme tek ju;
5. Përmirësimi i eksperiencës së klientit me ju;
6. Kënaqësi profesionale me klientët dhe me kolegët, që buron nga profesionalizmi dhe zotërimi i dimensioneve shoqërore për shërbyeshmëri dhe kënaqje të klientit;
7. Zotërim i situatave të biznesit që të keni rezultatin pozitiv të dëshiruar për secilën palë;
8. Branding i vetes si një profesionist, vlera e të cilit/cilës lartësohet në treg me anë të qasjes së duhur në shërbimin ndaj klientit dhe komunikimit efektiv;
9. Ju bëheni personi që shkëlqen dhe që paracakton suksesin afatgjatë e të qendrueshëm të kompanisë ku ju kontribuoni;
10. Pjesëmarrësit pajisen me dosjen dhe udhëzuesin për ta marrë me vete pas trajnimit.

————————————————————————

21 – 22 Prill 2017: “Teknika Efektive Të Shitjes – Si Të Kultivojmë & Të Mbyllim Shitje të Suksesshme”
Orari: 09:00 – 17:00 /çdo ditë.
2 Pushim kafeje dhe Dreka e përfshirë /çdo ditë.

Afati i hershëm i regjistrimit (-10 % zbritje): 12 Prill 2017
Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2017

AUDIENCA:
Çdo person dhe kompani me interes në procesin dhe rezultatet e shitjeve efektive.

PRITSHMËRITË DHE REZULTATET:
– Njohje profesionale dhe efektive e procesit të shitjes;
– Vetëdijesimi për rolin dhe përmirësimin e procesit të shitjes;
– Vetëbesimi i përmirësuar për punën si shitës;
– Marrëdhënie të shkëlqyera me klientët;
– Përpjesje e rritur e portofolit;
– Rezultat më i mirë i degës dhe bankës/institucionit;
– Kosto të ulura shitjeje dhe efiçencë në proces;
– Efektivitet në procesin e ciklit të shitjes;
– Mendësi me qendër klientin
– Rritje e besnikërisë së klientit

Për t’u regjistruar kontaktoni në: trainings@genuine-effect.com

Për informacione të mëtejshme klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0