19 – 20 Prill 2017: “Shërbimi ndaj Klientit & Efektiviteti në Komunikim”
Orari: 09:00 – 17:00 / çdo ditë.
2 Pushim kafeje dhe Dreka e përfshirë /çdo ditë.
Afati i hershëm i regjistrimit (-10 % zbritje): 12 Prill 2017
Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2017
AUDIENCA:
Individë dhe Profesionistë, Menaxherë, Drejtues dhe Staf i Shërbimit ndaj Klientit. Çdo punonjës që ndërvepron me një klient. Përveç përfaqësuesve të shërbimit ndaj klientit, kjo përfshin edhe pozicione të tjera si profesionistët e terrenit që komunikojnë me klientët etj.
PRITSHMËRITË DHE REZULTATET:
1. Efektivitet në marrëdhënien me klientin – do të jeni të kuptueshëm dhe do të kultivoni qasjen e duhur për mbarëvajtje afatgjatë;
2. Reputacion profesional dhe vetëbesim në qasjen profesionale, duke u njohur si profesionist/e e shërbimit ndaj klientëve;
3. Stafi juaj do të ketë standarde të rritura të shërbimit ndaj klientit, kjo sjell që eksperienca me kompaninë tuaj të jetë e pëlqyeshme dhe e dëshirueshme nga klientela;
4. Qartësi të shërbimeve dhe marrëdhënies me klientët dhe kultivim i komunikimit të shëndetshëm që u mundëson klientëve t’iu sygjerojnë shërbime dhe oferta të reja, si dhe të vlerësojnë opinionet dhe rekomandimet tuaja për blerje të mëtejshme tek ju;
5. Përmirësimi i eksperiencës së klientit me ju;
6. Kënaqësi profesionale me klientët dhe me kolegët, që buron nga profesionalizmi dhe zotërimi i dimensioneve shoqërore për shërbyeshmëri dhe kënaqje të klientit;
7. Zotërim i situatave të biznesit që të keni rezultatin pozitiv të dëshiruar për secilën palë;
8. Branding i vetes si një profesionist, vlera e të cilit/cilës lartësohet në treg me anë të qasjes së duhur në shërbimin ndaj klientit dhe komunikimit efektiv;
9. Ju bëheni personi që shkëlqen dhe që paracakton suksesin afatgjatë e të qendrueshëm të kompanisë ku ju kontribuoni;
10. Pjesëmarrësit pajisen me dosjen dhe udhëzuesin për ta marrë me vete pas trajnimit.
————————————————————————
21 – 22 Prill 2017: “Teknika Efektive Të Shitjes – Si Të Kultivojmë & Të Mbyllim Shitje të Suksesshme”
Orari: 09:00 – 17:00 /çdo ditë.
2 Pushim kafeje dhe Dreka e përfshirë /çdo ditë.
Afati i hershëm i regjistrimit (-10 % zbritje): 12 Prill 2017
Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2017
AUDIENCA:
Çdo person dhe kompani me interes në procesin dhe rezultatet e shitjeve efektive.
PRITSHMËRITË DHE REZULTATET:
– Njohje profesionale dhe efektive e procesit të shitjes;
– Vetëdijesimi për rolin dhe përmirësimin e procesit të shitjes;
– Vetëbesimi i përmirësuar për punën si shitës;
– Marrëdhënie të shkëlqyera me klientët;
– Përpjesje e rritur e portofolit;
– Rezultat më i mirë i degës dhe bankës/institucionit;
– Kosto të ulura shitjeje dhe efiçencë në proces;
– Efektivitet në procesin e ciklit të shitjes;
– Mendësi me qendër klientin
– Rritje e besnikërisë së klientit
Për t’u regjistruar kontaktoni në: trainings@genuine-effect.c
Për informacione të mëtejshme klikoni KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto