10 kompanitë shqiptare më të mira në e-commerce

10 kompanitë shqiptare më të mira në e-commerce


1) 123.al

Është i pari site shqiptar që hapi rrugën drejt shitjeve online.I themeluar nga Laidi Ferruni, sipërmarrësi largpamës që edukoi tregun shqiptar mbi blerjet online. 123.al negocion me bizneset në qytetin tuaj, në mënyrë që ju të përfitoni çmimin më të ulët për shërbimin që kërkoni.

http://www.123.al/

2) Tag.al

Një platformë që shërben për promovimin në web të ofertave të bizneseve me ulje të forta të çmimeve. I lidhur fort pas portalit ikub.al duke u renditur në 20 sitet më të klikuara në shqipëri, është kthyer në një nga lojtarët kryesore të tregut të e-commerce.

http://www.ikub.al/Tag/Default.aspx

3) Kaymu.al

Një platformë për tregtinë online prezente në më shumë se 40 vende të botës. Futur fuqishëm në tregun shqiptar me një marketing agresiv në median sociale. Kaymu ka si fokus kryesor shitjen e veshjeve dhe aksesorëve, duke thjeshtëzuar blerjen online me cash-on-delivery (pagesë në dorë).

http://www.kaymu.al/

4) Dyqantaxi.com

Të pranishëm në treg që prej vitit 2011 si pjesë e kompanisë NetTrade Albania. Një markë që po tërheq çdo ditë e më shumë blerës. Emri dyqantaxi.com është i lehtë për tu mbajtur mend dhe shpreh qartë misionin e themeluesve.

http://dyqantaxi.com/sq/argetim – muzike/video-game/playstation-4/

5) Simjalti.al

Ky dyqan është orientuar kryesisht për shitjen e produkteve për femra, fëmijë dhe bebe. Vjen si rezultat i një bashkëpunimi dypalësh nga një kompani në Shqipëri me një në E-COMMERCE 10 kompanitë shqiptare më të mira në Hong Kong. Eksperienca e dy kompanive, sjell shërbim cilësor online në Shqipëri me çmime të favorshme direkt nga prodhuesi në Azi.

http://simjalti.al/sq/

Artikulli u publikua më parë në faqen 41 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

6) Grepi.al

Operon në tregun shqiptar që prej vitit 2013. Një faqe ndryshe që ofron një gamë të gjerë produktesh, duke filluar nga: pajisjet elektronike, tek çarçafët dhe mbulesat, e deri tek librat.

https://www.grepi.al/

7) Fshf.org

Një ndër federatat më të suksesshme të këtij viti, synon të jetë e tillë edhe në tregun e shitjeve online. Mund të porositni produktet e Kombëtares Shqiptare dhe çdo produkt tjetër nën logon e FSHF-së.

http://www.fshf.org/index.php/sq/

8) Neptun.al

Ka nisur aktivitetin në vitin 1993. 41 Një ndër kompanitë më të mëdha në vend, me një rrjet të gjerë dyqanesh në Tiranë e rrethe. Lider në shitjen e pajisjeve elektro-shtëpiake në tregun online.

http://neptun.al/new/

9) Globe.al

E mirëpozicionuar në tregun e pajisjeve elektrike, tashmë po forcon pozitat e saj në tregun online. Kompania vepron në fushën e shitjeve me pakicë dhe shumicë duke ofruar markat më të njohura për konsumatorin shqiptar.

http://www.globe.com.al/

10) Ebuy.al

Pjesë e ikub.al. Ofron një shumë- llojshmëri produktesh duke plotësuar kërkesat e çdo blerësi online. Ofrojnë një treg të hapur për të gjitha kompanitë që duan të bëhen pjesëmarrëse dhe duan të shesin diçka në këtë platformë.

http://www.ebuy.al/

Artikulli u publikua më parë në faqen 41 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0