10 Aplikacionet më të njohura në botë - Business Magazine Albania

10 Aplikacionet më të njohura në botë


Përdoruesit e smartphone(telefonave inteligjentë) shpenzojnë më shumë kohë duke përdorur aplikacione mobile si kurrë më parë. Ata harxhojnë mesatarisht 40 orë në muaj duke përdorur aplikacionet e tyre të preferuara. Numri i aplikacioneve që përdoruesit aksesojnë ka arritur pothuajse 27 në ditë.

Por cilat aplikacione perdorin aktualisht përdoruesit? Sipas SensorTower nuk ka surpriza të shumta kur bëhet fjalë për aplikacionet më të përdorura në botë. Lojtarët e mëdhenj si Google, Facebook dhe Twitter dominonin tregun global të shkarkimeve të aplikacioneve gjatë muajit Maj. Facebook-ut i përkisnin 4 nga 10 aplikacionet më të shkarkuara në botë.

1. WhatsApp me 41.2m
2. Messenger me 39.3m
3. Facebook me 36.0m
4. Snapchat me 27.0m
5. Instagram me 25.6m
6. Youtube me 12.5m
7. Uber me 10.9m
8. Spotify me 10.2m
9. Twitter me 8.3m
10. Netflix me 7.5m

burimi: statista.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0