Zuckeberg: Maqedonia është një burim për "Fake news" - Business Magazine Albania

Zuckeberg: Maqedonia është një burim për “Fake news”


Në një intervistë të Enjten për The New York Times, Mark Zuckerberg ndau disa lajme interesante për çështjen e “Fake News” që po dilte nga Maqedonia.

Ndërsa diskutoi skandalin që përfshinte firmën britanike për analizën e të dhënave Cambridge Analytica, duke fituar akses në më shumë se 50 milionë të dhëna të përdoruesve të Facebook në vitin 2014, Mark tha:

“Në vitin e kaluar, me zgjedhjet speciale në Alabama, ne vendosëm disa mjete të reja IA për të identifikuar llogaritë e rreme dhe lajmet e rreme dhe zbuluam një numër të konsiderueshëm të llogarive maqedonase që po përpiqeshin të përhapnin lajme të tilla. Kjo, në të vërtetë, është diçka për të cilën nuk kam folur më parë publikisht, kështu që ju jeni personat e parë që po u tregoj për këtë. ”

Lexoni: Ku është Zuck? CEO i Facebook hesht pas skandalit mbi shkeljen e privatësisë

“Ndihem shumë më mirë në lidhje me sistemet tani. Në të njëjtën kohë, mendoj se Rusia dhe qeveritë e tjera do të jenë më të sofistikuara në atë që bëjnë.” vazhdoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Maqedonia e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes lidhur me përhapjen e lajmeve të rreme në mediat sociale. Në vitin 2016, qyteti qendror i Velesit u bë i famshëm për ndërmarrjet fitimprurëse online të disa prej banorëve të saj të rinj, të cilët përdorën zgjedhjet presidenciale amerikane për të fituar para duke promovuar lajme të rreme ose mashtruese në mbështetje të Donald Trump. Revista Wired ka një artikull fantastik të quajtur “Brenda Kompleksit Fake-News të Maqedonisë”, i cili ia vlen të lexohet.

Faqe të ndaluara nga Kosova për ‘Native American’
Në shkurt të këtij viti, Facebook kishte hequr faqe të shumta që pretendonin se përfaqësonin amerikanët vendas, por në të vërtetë po shtynin lajme të rreme të lidhura me faqet e internetit në dukje nga Kosova. Megjithatë, një shqyrtim i ‘Media Matters’ zbuloi se rrjeti shkon shumë më thellë.

‘Media Matters’ zbuloi tetë faqet e supozuara amerikane “Native American” që nxirrnin lajmet e rreme, Facebook i hoqi ato. Por një rishikim shtesë ka zbuluar të paktën 18 faqe të tjera të Facebook që duket se janë pjesë e rrjetit.
Jo çdo faqe është quajtur si ‘Native American’, por ngjashmëritë midis këtyre faqeve dhe lajmi i rremë që ata ndajnë tregojnë se janë të ndërlidhura. Në tërësi, faqet kishin një audiencë prej më shumë se 3.8 milionë ndjekës.

Lexoni: Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook

Saga e #DeleteFacebook
Ndërsa saga #deleteFacebook vazhdon të rritet, lajmet e fundit rreth tij vijnë nga vetë Elon Musk, i cili fshiu faqet e tij të kompanisë nga Facebook, (Tesla & SpaceX).

/DigitalSpoiler

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0