Zbuloni mundësitë e reja me Samsung Galaxy S8 dhe S8+: Smartphon-ët pa kufij » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 30/03/2017

Zbuloni mundësitë e reja me Samsung Galaxy S8 dhe S8+: Smartphon-ët pa kufij

Share
nga Anerola Torollari
Mar 30, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ Ofron Ekrane pa Kufij, Ekosistem Shërbimesh të Lidhura dhe një Ndërfaqe Inteligjente

SEUL, Kore – 29 Mars, 2017Samsung Electronics Co., Ltd. i prezanton botës Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, telefonat inteligjentë që largojnë barrierat e smartphonëve tradicionalë me dizajnin e mrekullueshëm të hardware-it dhe varietet ofrimi shërbimesh të reja. Me lançimin e shërbimeve dhe aplikacioneve të shumta, si dhe me Ekran mahnitës pa Kufij për një eksperiencë të të shikuarit 3D, Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ sjellin një nivel të ri të funksionalitetit dhe komoditetit, duke hapur një galaksi mundësish.

“Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ përqafojnë një epokë të re të dizajnit të smartphonëve dhe shërbimeve të reja fantastike, duke hapur rrugë të reja për të përjetuar botën”, tha DJ Koh, Kreu i “Mobile Communications Business” pranë Samsung Electronics. “Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ janë testamenti ynë për të rifituar besimin tuaj duke ripërcaktuar çfarë është e mundur në siguri dhe shënon një moment historik në trashëgiminë e smartphone-ëve Samsung.”

Shiko dhe përjeto më shumë

Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ janë ndërtuar mbi trashëgiminë e krijimit të dizajneve mahnitëse dhe pajisjeve funksionale të Samsung. Në dispozicion janë modelet 5.8 inç për Galaxy S8 dhe 6.2 inç për Galaxy S8+, Ekrani pa Kufij dhe dizajn pa kornizë formojnë një sipërfaqe të lëmuar, pa butona apo kënde të ashpra. Rezultati është një eksperiencë e të parit me të vërtetë impresionuese pa shpërqëndrime dhe e bën multitasking më të lehtë. Dizajni kompakt i Galaxy S8-ve mundëson përdorim të përshtatshëm me një dorë dhe xham Corning® Gorilla® Glass 5 si para ashtu dhe prapa për qëndrueshmëri dhe cilësi të lartë.

Fondacioni Galaxy

Në vazhdimësi të inovacioneve të reja të dizajnit, Samsung vazhdon të ofrojë teknologji të përparuar që përdoruesit e dëshirojnë, duke përfshirë:

  • Kamera Premium: Galaxy S8 dhe S8+ janë pajisur me kamera 8 MP F1.7 të zgjuar me autofokus të avancuar në pjesën e përparme dhe kamera 12MP F1.7 Dual Pixel në pjesën e pasme për foto më të mira kur drita është e ulët, zmadhim më të mirë dhe anti-blur për përpunime të zgjeruara të imazhit.
  • Përformancë e fuqishme: Për një performancë dhe lidhje të fuqishme, Galaxy S8 dhe S8+ përmban çipin e parë 10nm të industrisë, duke mundësuar shpejtësi të lartë dhe efikasitet. Ato gjithashtu ofrojnë gigabit LTE dhe gigabit Wi-Fi me mbështetje deri në 1 Gbps në mënyrë që përdoruesit të mund të shkarkojnë fotografi më shpejt, pavarësisht nga madhësia e file-it.
  • Argëtim të Fortë: Si pajisjet e para mobile në botë të çertifikuara nga UHD Alliance si MOBILE HDR PREMIUMTM, Galaxy S8 dhe S8+ iu lejojnë të shihni të njëjtat ngjyra dhe kontraste që prodhuesit e filmave përdorin në shfaqjet tuaja të preferuara. Përveç kësaj Galaxy S8 dhe S8+ ofrojnë një eksperiencë të një niveli më të lartë për lojëra me teknologji grafike superiore dhe të gjalla, ashtu si “Paketa e Lojërave”, duke shfaqur titujt më të kërkuar dhe tituj të mbështetur nga Vulkan API.
  • Standardet Globale në Sigurinë e Telefonave celularë: Galaxy S8 dhe S8+ janë ndërtuar mbi Samsung Knox, një platformë për mbrojtjen e sigurisë nga keqbërësit. Përveç kësaj, Galaxy S8 dhe S8+ do të ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të teknologjive biometrike, duke përfshirë një skaner për gjurmët e gishtave, skaner të irisit dhe njohjen e fytyrës në mënyrë që përdoruesit të mund të zgjedhin një metodë autentifikimi të sigurtë biometrike, e cila funksionon më mirë për ta.

Galaxy S8 dhe S8+ gjithashtu do të vijnë me karakteristikat themelore të Galaxy që dëshirojnë konsumatorët tanë, duke përfshirë:

  • Rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit
  • Kartë MicroSD që suporton deri në 256GB
  • Ekrani “Always-on”
  • Aftësi për karikim të shpejtë dhe me wireless

Një mënyrë e re për të ndërvepruar me telefonin tuaj

Bixby është një ndërfaqe inteligjente që do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë më shumë telefonin e tyre. Me butonin e ri Bixby, ju do të jeni në gjendje të hyni në BIXBY dhe të lundroni në shërbimet dhe aplikacionet me zë, prekje, vizion dhe komanda teksti. Në lançim, funksioni Voice BIXBY do të integrohet me disa aplikacione bazë të Samsung dhe funksione duke përfshirë kamerën, kontaktet, galerinë, mesazhet dhe menunë, me planin për të zgjeruar kapacitetet e saj për të përfshirë më shumë aplikacione Samsung dhe aplikacione të palës së tretë në të ardhmen e afërt. Aftësitë e ndërgjegjësimit kontekstual i mundësojnë BIXBY të ofrojnë ndihmë të personalizuar bazuar në atë që ajo mëson në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me interesat, situatat dhe vendndodhjet e përdoruesit.

Përdoruesit gjithashtu mund të bëjnë blerje, të kërkojnë për imazhe dhe të marrin informacione për vendet afër tyre me teknologjinë e njohjes së imazhit të Bixby. Ndërkohë që ekosistemi i Bixby do të rritet, ai do të lidhë aplikacionet dhe shërbimet mes pajisjeve si një ndërfaqe gjithpërfshirëse dhe do të hapë eksperienca dhe skenarë të rinj për t’iu thjeshtësuar jetën.

Përtej eksperiencës së telefonit

Galaxy S8 dhe S8+ ofrojnë një portofol të fuqishëm të produkteve dhe shërbimeve, duke rritur eksperiencën premium të të dyja pajisjeve për produktivitet dhe lidhje të telefonëve celularë.

Galaxy S8 dhe S8+ zbulojnë Gear VR e ri me Telekomandë, mundësuar nga Oculus. Duke mundësuar një kontroll dhe navigacion të përshtatshëm me një dorë, telekomanda siguron ndërveprim më të mirë të lëvizjes gjatë qasjes së përmbajtjes interaktive VR. Galaxy S8 dhe S8+ do të lidhen gjithashtu me Gear e ri 360 për të krijuar video 4K 360° dhe foto 15MP.

Duke zhvilluar fuqinë e përpunimit të Galaxy S8 dhe S8+ për rritjen e produktivitetit, Samsung Dex është një zgjidhje unike që shndërron smartphone-in tuaj në një desktop, duke siguruar një eksperiencë të sigurtë. Me Samsung Dex, përdoruesit mund të shfaqin dhe redaktojnë me lehtësi të dhënat nga telefoni i tyre, duke punuar në një smartphone të shpejtë dhe të zgjuar.

Përveç kësaj, sa më shumë pajisje IoT të hyjnë në treg dhe rrjeti të bëhet më kompleks, Samsung Connect do të thjeshtësojë menaxhimin e pajisjes së zgjuar. Me Samsung Connect, përdoruesit mund të aktivizojnë me lehtësi pajisjet IOT nëpërmjet një procesi të shpejtë konfigurimi me tre hapa dhe të menaxhojnë të gjitha pajisjet e lidhura nëpërmjet një aplikacioni të integruar.

Galaxy S8 dhe S8+ vijnë edhe me shërbimin e përmirësuar Samsung Health, zgjerimin e një prej shërbimeve më të përdorura gjerësisht Samsung me 60 milionë përdorues aktivë mujor dhe 11 milionë përdorues aktivë ditor në mbarë botën. Samsung Health përfshin tele-Health (vetëm në SHBA), kujdes shëndetsor personal, kapacitete sociale që ripërcaktojnë shëndetin tradicional dhe fitnes.

Me Samsung Pay, përdoruesit mund ta lënë në shtëpi portofolin e tyre personal, duke i kthyer telefonat e tyre Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ në portofol dixhitalë që mund t’i përdorin pothuajse kudo ku përdorin kartat e debitit ose të kreditit. Me më shumë se 870 partnershipe bankare në të gjithë botën, Samsung Pay ka realizuar më shumë se 240 milionë transaksione bankare deri tani.

Kufjet e reja me performancë të lartë nga “AKG by Harman”, ofrojnë audio pa kompromis për cilësinë më të lartë të zërit dhe vijnë si një aksesor në kuti. Këto kufje do të ketë një përshtatje hibride për anulimin e zhurmave dhe do të përbëhen nga materiale metalike të ndërthurura me pëlhurë.

Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ do të jenë në shitje në Europë duke filluar nga data 21 Prill. Do të ofrohen me disa ngjyra që përfshijnë ngjyrën e Zezë të Mesnatës, ngjyrën Gri Orkideje dhe ngjyrën e Argjendtë të Arktikut.

Për informacione të tjera mbi produktet, ju lutem vizitoni www.samsungmobilepress.com, http://news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.

Specifikimet e Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00