Një studim i fundit ka vërtetuar se nuk ka asnjë provë që përhapja globale e Facebook-ut është e lidhur me problemet psikologjike.
Zbulohet studimi: Përhapja e Facebook nuk lidhet me dëmtimin psikologjik
Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e rrjeteve sociale nga dëmtimet në internet.
Meta, e cila zotëron Facebook-un, është përballur me shqyrtimin pas dëshmive për ndikime negative tek disa përdorues.
Raporti përfshin ndikimin e përgjithshëm të përdorimit të Facebook në nivel kombëtar, ndërsa gjetjet nuk zbuluan ndikim tek grupet e njerëzve më të rrezikuar.
Projektligji i Sigurisë në internet i Mbretërisë së Bashkuar (OSB) është në fazat e fundit të rrugëtimit të tij parlamentar, për tu kthyer pastaj në një ligj.
Ndër të tjera për përfundimet e studimit, thuhet se gjithçka ka qenë e kufizuar, ndërsa duhet t’I ishte dhënë përparësi fëmijëve, si më të rrezikuarit për këtë fenomen.
Ky hulumtim ka është bërë vetëm për Facebook-un dhe jo platformat e tjera të Metës, ku përfshihet Instagrami.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto